1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Horst Köhler

Woltervon Thiesenhausen19 Maj 2004

Kandidati i partive të unionit opozitar dhe i liberalëve për postin e presidentit.

https://p.dw.com/p/Ar6c
Fotografi: dpa

Opozita CDU/CSU dhe liberalet mbështesin kandidaturën e Horst Këhlerit, i cili deri para pak kohe ishte drejtor i Fondit Monetar Nderkombetar. Deri tani të gjithë presidentet gjermanë kanë qenë të lidhur thellë me politikën. Ata kishin poste dhe mandate në rang federal, apo rang landi. Të dielën me 23.05. 04 konkurrojnë kandidatë që i kanë sherbyer shtetit, por pa mandat parlamentar. Shanset më të mira për postin më të lartë shteteror i ka kandidati i opozitës të kristiandemokrateve dhe liberaleve, Horst Këhler. Ai është 61 vjeç, ekspert i njohur për çeshtjet ekonomike dhe të financave, sekretar shteti në qeverinë e Helmut Kohlit dhe deri në emerimin e tij drejtor i FMN-së në Uashington.
Ai thotë se i mungon lidhja me klasen politike në Gjermani. Ai vjen si të thuash nga hyrja anësore përsa i përket lidhjeve politike, por nqs i mungojnë keto lidhje dhe pervoja, avantazhi i tij janë pervojat nderkombetare. Menjeherë pas emerimit të tij, kur ishte akoma në Uashington ai u shpreh:
"Pasi kam punuar katër vjet ketu dhe dy vjet në bankën evropiane për rindertimin dhe zhvillimin në Londer, kam përjetuar së afermi atmosfera me njerez nga vende, kultura dhe fe të ndryshme. Kjo nga një anë më ka bërë disi më modest, por nga ana tjeter edhe më të hapur. Nqs doni të dini edhe më kurioz. Të degjoj e pastaj të vras mendjen. Cila është e mira tek ajo që degjova, çfarë do të thotë kjo konkretisht për vendin tend."
Horst Këhler ka bërë një karriere të çuditshme. Familja e tij që vinte nga Besarabia që sot ndodhet në Moldavi u shperngul si pasojë e paktit Hitler-Stalin në Poloninë e pushtuar. Atje në fshatin e vogël Skierbeiszow lindi Horst Këhler në vitin 1943. Nga afrimi i trupave ruse familja u arratis në afërsi të Leipzigut dhe që andej në vitin 1953 në Ludwigsburg pranë Stutgartit.
Aty Këhler bëri maturën, studjoi pas shërbimit ushtarak në Tübingen shkenca ekonomike, mbrojti doktoraturën dhe ka qenë punonjës shkencor për shkenca të aplikuara ekonomike. 1976 kaloi në ministrinë e ekonomisë dhe 1981 ndoqi një propozim të kryeministrit të atëhershem të Shleswig-Holsteinit, Gerhard Stoltenberg dhe u bë referent në kryeministrinë e Kilit.
Kur Stoltenberg një vit më vonë shkoi në Bon si ministër i financave e mori Horst Këhlerin me vete fillimisht si drejtues byroje dhe pastaj si shef të sektorit të direktivave. Ish ministri i financave Theo Waigel e bëri Këhlerin 1990 sekretar shteti. 1993 ndodhi ndryshimi në ekonomi. Horst Këhler u bë president i arkave të kursimit. 1998 mori kryesinë e bankës evropianolindore dhe dy vjet më vonë kaloi në krye të FMN-së. Këhler e njeh mirë ekonominë boterore, vleresimin e aftesisë konkurruese. Vlerësimi i tij për Gjermaninë në vitin 2004:
"Ne kemi në Gjermani potencial që të përballojmë keto sfida. Ne vetem duhet t´u shpjegojmë më mirë njerëzve se përse janë të domosdoshme këto ndryshime. Edhe se pse shteti social duhet strukturuar. Jo për të dobesuar shoqerinë, por për të siguruar vende pune që duhet të mbrohen çdo ditë në konkurencen nderkombëtare."
Përse ky menegjer i sukseshem pranon të behet president? Pergjigja e Horst Këhlerit është e shkurter dhe shumë e qartë. Ai e do Gjermaninë. Ketij vendi i është mirënjohës për shumë gjera. Prandaj nuk është veçse gjeja më e arsyeshme, që t´ia shperblejë disi.