1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Human Rights Watch kërkon ndalimin e kthimit të romëve në Kosovë

28 Tetor 2010

Tema e romëve është edhe në rendin e ditës të samitit të BE, që fillon këtë të enjte në Bruksel.

https://p.dw.com/p/Pqvq

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Human Rights Watch, ka kërkuar nga BE që të mos kthejë më në Kosovë pjesëtarë të pakicës rome dhe pakicave të tjera. Ata rrezikohen atje nga diskriminimi dhe shkelja e të drejtave të njeriut, thuhet në një njoftim të publikuar sot nga kjo organizate. Pakicat në Kosovë, në një nga vendet më të varfra të Evropës, kanë vështirësi të mëdha të sigurojnë banesë, punë, sigurimin shëndetësor dhe social.

Tema e romëve është edhe në rendin e ditës të samitit të BE, që fillon këtë të enjte në Bruksel. Franca muajt e fundit ka kthyer më shumë se 1000 pjesëtarë të pakicës rome dhe ka shpërndarë qindra kampe ilegale të romëve.

Autor: Angelina Verbica