1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

010611 Trichet Karlspreis

2 Qershor 2011

Francezi Jean-Claude Trichet është figurë simbolike e stabilitetit të euros, e forcimit të unionit monetar dhe të aftësisë së tij konkurruese.

https://p.dw.com/p/11Sfl
Jean-Claude Trichet
Jean-Claude TrichetFotografi: dpa/DW-Fotomontage

Ai konsiderohet luftarak, i sigurtë dhe i pavarur, bankier që nuk i përkulet presionit politik. Ai është "Mister Euro": Jean-Claude Trichet, Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, është nderuar në Aachen me çmimin ndërkombëtar të Karlit të Madh. Jean-Claude Trichet është në krye të Bankës Qendrore Evropiane që prej vitit 2003. Dhe që atëherë francezi është angazhuar pa u lodhur për euron, për stabilitetin e monedhës së përbashkët. Ky objektiv nuk ka qenë gjithmonë i lehtë të arrihej, por Banka Qendrore Evropiane ka dëshmuar se me gjithë krizën e borxheve e ka seriozisht. Kështu e argumentoi Trichet rritjen e normës së interesit të bankës qëndrore në muajin prill. „Ne nuk mund të ndryshojmë çmimet e naftës dhe të lëndëve të para. Por mund të evitojmë, që ato të tërheqin me vete lart edhe çmimet e tjera, duke shkaktuar inflacion. Prandaj ne qëndrojmë vigjilent dhe e ndjekim çdo gjë me vëmendje të madhe."

Prioritet qëndrueshmëria e euros

BQE ka zbatuar një politikë shumë solide
BQE ka zbatuar një politikë shumë solideFotografi: Fotolia/interlight

Sepse që paraja të mbetet e qëndrueshme, është prioriteti kryesor i Bankës Qëndrore Evropiane dhe presidentit të saj. Kjo gjë është e përcaktuar edhe në statutet e bankës. „Ne i marrin seriozisht përcaktimet e pritjeve të inflacionit, sepse kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve tanë. Ato mund të na besojnë, kur ne themi, se duam të ruajmë stabilitetin e çmimit."

Si mantra e përsërit ruajtësi kryesor i monedhës euro këtë objektiv të Bankës Qendrore Evropiane në çdo rast, që i jepet dhe me këtë ka patur sukses në tetë vitet e mandatit të tij si president, mendon Michael Heise, kryekonomist i Aleancës: „Eshtë një politikë shumë solide, që është zbatuar dhe ai ka bërë një punë shumë të mirë."

Ky vlerësim nuk ka qenë gjithmonë kështu. Sidomos me 9 maj, kur Banka Qendrore Evropiane njoftoi se do të blejë borxhet nga Greqia. Për shumëkënd kjo ishte thyerje e një tabuje, heqje dorë nga pavarësia e Bankës Qëndrore Evropiane. Michael Heise mendon: „Mendimi im këtu në fakt është parimisht kritik, ashtu si edhe ndonjë tjetër. Besoj se ka qenë një prej masave publike, që mund të qetësojë tregjet."

Trichet ia ka arritur ta ruajë kredibilitetin e BQE

Trichet është angazhuar pa u lodhur për euron
Trichet është angazhuar pa u lodhur për euronFotografi: picture alliance / dpa

Akuzat e kritikëve e kanë rënduar presidentin e Bankës Qendrore Evropiane, po ashtu si dhe ngarkesa e punës që prej fillimit të krizës financiare dhe ekonomike. Por Trichet megjithatë ia ka arritur, që ta ruajë kredibilitetin e BQE akoma të re dhe ta thellojë atë, mendon Heise: „Ne kemi konstatuar se pritjet afatgjata të inflacionit megjithë inflacionin aktual janë të përcaktuara mirë. Ky është fundja tregues i besueshmërisë dhe unë mendoj se Trichet me këmbënguljen e tij ka kontribuar mjaft në stabilitetin e nivelit të çmimeve të Bankës Qëndrore Evropiane.“

Në vjeshtë përfundon mandati i Trichet i lindur në Lion në vitin 1942. Çmimi i Karlit të Madh të enjten (2.6.) kurorëzon karrierën e tij. Ai e merr atë në shenjë nderimi për angazhimin e tij për qëndrueshmërinë e monedhës euro dhe për sigurimin e aftësisë konkurruese të tregut të brendshëm të euros. Këtë sukses Banka Qendrore Evropiane e ka arritur në ekip, tha Trichet në fillim të majit me rastin e emërimit të presidentit të Bankës Federale Gjermane, Jens Weidmann. Nuk ka qenë vetëm fat: „Jo fati, por aftësia dhe këmbëngulja. Sistemi i euros është i forcuar shumë mirë për të ardhmen."

Autor: Brigitte Scholtes/Angjelina Verbica

Redaktoi: Lindita Arapi