1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

IFA hap dyert

4 Shtator 2009

Në panair të rejat më të fundit në fushën e komunikacionit dhe të argëtimit elektronik

https://p.dw.com/p/JSPO
IFA LOGO 2009

Në Berlin ka hapur dyert Panairi i Prodhimeve Elektronike, IFA. Deri më 9 shtator, 1164 ekspozues prej më shumë se 60 vende të botës do të prezantojnë të rejat më të fundit në fushën e komunikacionit dhe të argëtimit elektronik.

IFA 2009
IFA 2009Fotografi: Messe Berlin

Për të dytën herë do të prezantohen edhe aparatura shtëpiake.

Në panairin e IFA-s priten rreth 200 mijë vizitorë. Megjithë krizën ekonomike ky sektor llogarit, si edhe në vitin 2008, një fitim në vlerë prej tre miliardë eurosh.

Shefi i panairit IFA Raimund Hosch, kancelarja Angela Merkel dhe Miss IFA
Shefi i panairit IFA Raimund Hosch, kancelarja Angela Merkel dhe Miss IFAFotografi: AP

Panairin e vizitoi edhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Kancelarja Merkel kërkoi në fjalën e hapjes ndërtimin e shpejtë të lidhjes së internetit me shpejtësi të lartë në rajonet rurale.