1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nahost EU

Christoph Hasselbach6 Janar 2009

Lufta në Gazë vazhdon me furi dhe BE-ja ka nisur jo një por dy misione, thuajse sipas qejfit. Pse nuk mund të arrihet shumë me këtë aksionizëm inflacionar?

https://p.dw.com/p/GSnk
Pamje simbolike: Rripi i Gazës, Izrael, Bashkimi EvropianFotografi: AP/DW

Kush flet në Lindjen e Mesme në emër të BE-së? Delegacioni i BE-së nën drejtimin e MPJ të Çekisë Shvarcenberg, (Karel Schwarzenberg) apo Franca, ish-kryetarja e radhës e BE-së dhe presidenti francez, Sarkozi (Nicolas Sarkozy), i cili është nisur për mision si një nga dy presidentët e Bashkimit të Vendeve Mesdhetare?

Formalisht grupi i BE-së luan një rol vendimtar dhe delegacioni i kryesuar nga Shvarcenbergu dhe presidenti Sarkozi sipas interpretimit të Brukselit nuk e pengojnë njëri tjetrin, përkundrazi e plotësojnë. Zëdhënësi i Komisionit, Amadeu Altafaj, sqaroi thatë se çdo kontribut është i mirëpritur për sa kohë ai u transmeton palëve në konflikt mesazhin e përbashkët të BE-së.

Nicolas Sarkozy bei Hosni Mubarak Ägypten
Sarkozi takohet me presidentin egjiptian, Hosni Mubarak, 5 Janar 2009Fotografi: AP

Por një mendim i tillë është tepër formalist. Në të vërtetë BE-ja lë një përshtypje të turpshme mospajtimi. Nga njëra anë kemi një presidencë të dobët çeke, e cila është e paralizuar prej grindjeve të brendshme për Evropën. Ajo është jo që duhet të drejtojë, por që nuk është në gjendje ose nuk do. Nga ana tjetër kemi një president francez, i cili është aq i bindur për vetveten dhe aq ambicioz sa që me qejf do të kishte vazhduar ta mbante postin e presidentit të radhës së BE-së. Ai do dhe di të drejtojë, por nuk i lejohet.

Mospërputhje në qëndrimet e shprehura nga BE

Veçanërisht pikante është pozita e MPJ francez, Kushner (Bernard Kouchner). Në këtë rast ai nuk bën pjesë në skuadrën e Sarkozisë, por është pjesë e trojkës së BE-së nën drejtimin e Shvarcenbergut. Çështja bëhet edhe më brizante, sepse Kushner dhe Shvarcenbergu shprehen shumë ndryshe në lidhje me ato që ndodhin në Lindjen e Mesme. Shvarcenbergu i sheh gjërat si e drejtë e Izraelit për t'u mbrojtur, kurse Kushneri e quan goditjen ushtarake të Izraelit disproporcionale.

Treffen in Ägypten zur israelischen Offensive in Gaza
Takim për gjendjen në Lindjen e Mesme. Presidenti egjiptian, shefi i diplomacisë evropiane, Solana, ministri i jashtëm francez, Kushner dhe ministri i jashtëm çek, ShvarcenbergFotografi: AP

Gjermanët dërgojnë në këtë mes një të ngarkuar të posaçëm për të ndërmjetësuar edhe një herë më vete në emër të qeverisë gjermane.Sado të kuptueshme të jetë çdo përpjekje e veçantë, në rast se BE-ja prezantohet në një mënyrë të tillë pa unitet, ajo nuk duhet të çuditet, që nuk mund të arrijë gjë me rrugë diplomatike. Kjo duket në sjelljen e qeverisë izraelite, për të cilën të gjitha përpjeket evropiane për ndërmjetësim duket se janë relativisht irrelevante.

Evropa ka shanse për influencë në Lindjen e Mesme

Kjo kur shanset për një rol konstruktiv të evropianëve në fakt janë të favorshme. SHBA-të nën drejtimin e Xhorxh Bushit (George W. Bush) kanë dështuar në Lindjen e Mesme dhe presidentit të ri, Obama (Barack Obama) do t'i duhet një herë të orientohet në politikën e jashtme.

Sarkozia donte dhe do ta bëjë BE-në në politikën e jashtme një aktor, që është të gjendje të matet me SHBA-në edhe në Lindjen e Mesme. Por edhe prej qëndrimit të tij të pakavishëm një shans i tillë po humbet sërish.