1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Impulsiv, emocional dhe pompoz - presideti i Gjeorgjisë Mihail Sakashvili

Gesine Dornblüth11 Gusht 2008

Mihail Sakashvili njihet si mik i vendosur i SHBA-ve. Por edhe pse perëndimi e mbante si shembull për reformat, emri i tij në perëndim është njollosur që para se ai të provokonte konfliktin në Osetinë jugore.

https://p.dw.com/p/Ev2h
Mihail Sakashvili
Mihail SakashviliFotografi: AP

Presidetit të Gjeorgjisë Mihail Sakashvilit, i pëlqejnë inskenimet e mëdha. Köshtu edhe në kongresin e partisë së tij "Lëvizja kombëtare" ku krah tij në tribunë kishte ishte edhe këngëtarja Diana Gurdskaia. Ajo është e verbër. Sakashvili donte që ajo t'i qëndronte pranë gjatë gjithë fjalimit, por me gjestet që bënte gjatë tij thuajse e goditi në fytyrë. Veprime të tilla janë simptomatike për presidentin Sakashvili. Ai është impulsiv, emocional dhe pompoz. Nën Eduard Shevarnazen ai mbante postin e Ministrit të Drejtësisë. Por ky post nuk i mjaftonte dhe shumë shpejt u bë e qartë që donte të shkonte më lart.

Ai erdhi në pushtet në 2003 gjatë të ashtuquajturit revolucioni i trëndafilave. Pas demonstratave disaditore të të rinve gjeorgjianë kundër ish-presidentit Shevarnaze ai hyri me forcë me një trëndafil në dorë në parlament dhe mori drejtimin. Më vonë shumë nga mbështetësit e tij i kthyen krahët, në shumicën e rastve për mosmarrëveshje personale. Pasuesit e tij e quajnë presidentin 40-vjeçar me dashuri Misha.

Atij i pëlqen t'i ftojë gazetarët për konferenca spontane në orën 11 të natës dhe t'u sqarojë nëpër intervista me një lumë fjalësh sukseset e periudhës së tij në pushtet.

"Askush nuk besonte se policia gjeorgjiane nuk ishte e korrputuar. Dikur qytetarët e dinin se në çdo hap polici mund t'u kërkonte rryshfet. Kjo i takon së kaluarës. Kësaj gjëje i dhamë fund brenda dy muajsh ."

Sakashvili e ka mësuar anglishten në SHBA, ku ka studjuar në mesin e viteve 90-të juridik dhe ka punuar më pas në një zyrë avokatie. Si president i Gjeorgjisë ai i ka vënë vetes dy qëllime të mëdha. I pari integrimi i këtij shteti të vogël të Kaukazit në BE dhe NATO.

"Çdo gjeorgjian thotë është evropian, alternativë tjetër nuk ka. Në rast se marr edhe një madat të dytë, atëhere kjo mund të ndodhë gjatë kohës sime si president."

Por së fundi Sakashvili është kritikuar në perëndim për shkak të stilit të tij autoritar të drejtimit dhe parregullsive në zgjedhje. Po ashtu edhe për shkak të ndërhyrjes së policisë për të shpërndarë me dhunë demonstruesit dhe mbylljen e një stacioni të pavarur televiziv në nëntor të vitit të kaluar.

Qëllimi i dytë i madh i presidentit ambicioz është rimarrja e provincave rebele të Osetisë Jugore dhe të Abkazisë. ka Ai ka theksuar gjithmonë se këtë synon ta bëjë me mjete demokratike. Në vitin 2005 ai tregoi për mediat gjermane se kishte pasur një takim me fëmijë nga Osetia Jugore

"Ne duhet të afrohemi hap pas hapi me njëri-tjetrin. Këta fëmijë nuk do të jenë më kurrë armiqtë tanë. Ata ishin të lumtur. Pasi pashë këta fëmijë nuk do të mund të jap më kurrë urdhër që dikush të qëllojë mbi ta, sepse kjo mund ta bënte secilin prej tyre të vuante ."

Me dërgimin e trupave gjeorgjiane në kryeqytetin e Osetisë Jugore, Chinvall, Sakashvili i shkeli tani fjalët e veta.