1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Indinjatë dhe shpresë - Shenja për çtensionimin e krizës politike në Romë

Gregor Hope23 Shkurt 2007

Pas dorëheqjes së qeverisë italiane presidenti Xhorxho Napoletano nisi qysh të enjten më 22 shkurt bisedimet me politikanët drejtues mbi krizën aktuale

https://p.dw.com/p/Ar8n
Fotografi: www.santegidio.org

Kryeministri i tërhequr Romano Prodi ka marrë mbështetjen e partnerëve të aleancës për rikrijimin e kabinetit qeveritar. Prodi pritet të takohet me presidentin Napoletano dhe sipas vëzhguesve, ky i fundit mund ta ngarkojë atë sërish me krijimin e qeverisë, e cila duhet të marrë votëbesimin nga parlamenti.

Në shtetet partnere të BE-së me siguri që disa mendojnë, se çfarë mund të ndodhë nëse sërish vjen Silvio Berluskoni në pushtet. Por në Romë qysh të enjten u shfaqën hapat e para për nisjen e një procedure që mund të zgjasë shumë. Për këtë pallati presidencial i Kuirinaleve ofron një tribunë joshëse. Limuzinat vërshuan përmes qendrës romaneze dhe krerët e politikës italiane ngjitën kodrën, siç thuhet në Romë.

Së pari u zhvilluan bisedimet me presidentët e të dyja dhomave të parlamentit dhe më pas me kryeministrin Prodi, për të vazhduar më tej konsultimet me shefat e grupeve parlamentare nga senati dhe parlamenti, me kryetarët e partive e madje edhe me ish-presidentin. Pyetja që shtrohet është: kur do t´i dëgjojë presidenti Napoletano sinjalet që paralajmërojnë shumicën e aftë për krijimin e qeverisë. Ka mjaft hapësirë për të kuptuar nëntekstin, gjë që i josh gazetarët.

"Duhet të hapet një fazë e re e politikës, kjo është ajo që kërkojmë ne. Nëse ata kanë guxim për këtë, atëherë ne jemi të gatshëm që të ulemi në një tryezë.", kështu shprehet Lorenco Çeza, kryetari i partisë së demokristianëve në opozitë. Parardhësi i tij është Marko Folini, që në kampin e qeverisë së mëparshme ka qenë një kundërshtar ambicioz i ish-kryeministrit Berluskoni. Burri i fortë i demokristianëve Pierferdinando Kazini qëkurse ka qenë president i parlamentit preferon ta prezantojë veten si burrështeti. Kësisoj shumë shpejt ai i ndërpreu bisedimet mes dy blloqeve, që tani mbetën në udhëkryq. Megjithatë në shtyp emri i tij është lakuar shumë shpesh si një njeri që mund të ndërrojë kampin. Ndaj ai deklaroi se është e padenjë që të flitet për zgjerimin e koalicionti të tanishëm. Një taktikë e tillë e rrit edhe më shumë koston, ose në të kundërt jep sinjalin që vërtetë edhe demokristianë të tjerë mund ta shtojnë larminë e aleancës së qendrës së majtë njëkohësisht duke ia kufizuar asaj edhe më tej aftësinë vepruese.

Ndërkohë që brenda aleancës së qendrës së majtë është ndezur indinjata ndaj tradhëtarëve në radhët e saj. Në mënyrë të pashpresë të gjithë i kanë drejtuar sytë tek Romano Prodi. Xhenaro Miliore, shef i grupit parlamentar të komunistëve të rithemeluar, nga radhët e të cilëve ka dy ndryshues të rëndësishëm kampi në senat thekson: "Ne jemi që të forochet qeveria dhe që ajo të vazhdojë punën e saj, pasi mandati i zgjedhësve ishte i qartë. Ne besojmë, që kjo mund të zgjidhet përmes votëbesimit edhe në senat, gjë që konfirmon linjat bazë të programit tonë."

Faktikisht presidenti i shtetit mund t´ia rijapë Prodit mandatin për krijimin e qeverisë, e cila duhej t´i nënshtrohej dy votimeve mbi votëbesimin. Por pa aleatë një hap i tillë do të ishte absurd po të kemi parasysh zhvillimet e së mërkurës (21.02). Tani për tani presidenti ka edhe pesë mundësi të tjera të hapura - kjo në varësi të asaj që ai do të konkludojë gjatë bisedimeve të sondazhit. Një ndër mundësitë është krijimi i një qeverie teknike, duket se për këtë është shprehur Berluskoni të enjten. Ai citohet të ketë thënë, se kjo qeveri duhet të përbëhet nga personalitete të përshtatshme që vlerësohen prej të gjithëve, por udhëheqësi i opozitës me këtë nuk ka nënkuptuar sërish vetveten.