1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Indonezia do të marrë sistemin gjerman për paralajmërimin e cunamit

Werner Zimmer1 Shkurt 2005

Kontrata përkatëse do të nënshkruhet në mes të marsit

https://p.dw.com/p/ArQm
Fotografi: AP



Indonezia sipas ministrisë gjermane për studimet dhe shkencat ka vendosur të marrë sistemin gjerman për paralajmërimin e cunamëve. Që në konferencën e OKB-së për mbrojtjen nga katastrofa në Kobe të Japonisë me 22 janar nga pala indoneziane u sinjalizua interes i madh për sistemin gjerman. Modeli është zhvilluar nga qendra e kerkimeve gjeografike në Potsdam dhe duhet të kushtojnë gjithsej 45 milionë euro.
Të shtunën erdhi lajmi nga Xhakarta: Indonezia do ta instalojë në oqeanin Indian sistemin e qëndres së studimeve në Potsdam për paralajmërimin e cunamëve. Që në tetor mund të vendosen aparaturat e para përpara bregdetit. Një vit e gjysëm më vonë sistemi do të jetë i gatshëm i tëri dhe në gjendje të transmetojë paralajmërimet përmes internetit, e-mailit dhe mesazheve telefonike kudo, thotë shefi i qëndres në Potsdam, professor Rolf Emmerman."Unë vetë jam habitur, që u bë kaq shpejt, sepse ne e kemi konferencën në mesin e marsit. Atje pastaj qeveria gjermane, apo ministria e kërkimeve shkencore do të nënshkruajë këtë kontratë dhe do ta vërë menjëherë në praktikë. Së brendshmi i kemi ndertuar nderkohë strukturat."

Sensorë në fundin e detit regjistrojnë tronditjet dhe rrisin presionin, japin informacionet në sipërfaqe që andej ata jepen më tej përmes satelitëve, deri në qendren e alarmit të cunamëve. E gjitha kjo ndodh në kohën reale dhe këtu qëndron edhe ndryshimi me sistemin paralajmërues amerikan. Sepse një cunami është i shpejtë si shigjeta, mund të arrijë në 3 000 metër thellësi një shpejtësi prej 900 km në orë.

"Në sistemin amerikan dhe japonez kjo simulohet me një kompjuter dhe matja zgjat si rregull shumë më gjatë. E dyta është, se ne nuk ofrojmë një qënder në botë, e cila shperndan pastaj të dhënat, por themi të gjitha vendet duhet të jenë vetë në gjendje, të ngrenë qëndrat e veta."

Dhe pastaj t´u jepet alarmi p.sh. hoteleve në Tailandë. Në Sri Lanka do të ndertohen ndoshta sirena në plazhe. Profesor Emmermann mund të përfytyrojë shumë mundësi.

"Ne mendojmë edhe që ajo që ne ofrojmë është më e mirë teknikisht dhe është ndryshe, përsa i përket konceptit. Por nuk përjashton as amerikanët. Ne jemi të hapur për kooperim, këtë edhe mund ta lidhesh me sistemin amerikan."

Sidoqë të jetë shkencëtaret nga Potsdami ia kanë kaluar amerikanëve me sistemin e paralajmërimit të cunamëve përsa i përket Indonezisë, shton Emmermann duke qeshur. Nderkohe edhe Malajzia interesohet për sistemin paralajmërues gjerman. Ambasadori malajzian në Gjermani donte të dinte me përpikmëri se si funksionon ai.

"Ambasadori ka marrë informacion se Gjermania ofron një sistem të tillë. Ai ka degjuar nderkohë, që Indonezia ka vendosur ta marrë atë dhe donte të informohej, se cili është ndryshimi i sistemit tonë me atë që kanë amerikanët në Paqesor se bashku me japonezët. Dhe unë kam përshtypjen se ambasadori vret mendjen, në se do të ishte i mundshëm një kooperim me Gjermaninë, edhe pse Malajzia është vetë pak e prekur nga ngjarjet në Oqeanin Indian."

Shefi i qëndres së studimeve në Potsdam, profesor Rolf Emmermann, mendon se edhe të tjeret do të ndikohen dhe shpreson të bindë edhe Sri Lankën për sistemin e zhvilluar në Potsdam.