1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Infeksione të gripit të shpendeve tek njerëzit në rajonin e Ankarasë

Baha Güngör9 Janar 2006

Virusi është marrë siç duket nga kontakti me shpendet

https://p.dw.com/p/ArCN
Fotografi: dpa - Bildfunk

Në Turqi po përhapet virusi i gripit të shpendeve H5N1. Të hënën u bënë të ditura raste të reja infeksionesh. Javëne kaluar tre fëmijë kanë vdekur nga virusi në lindje të vendit. Publiku turk jeton keto ditë një përsëritje të gabimeve, të cilat sunduesit në Ankara i bëjnë gjithnjë në katastrofa të tilla, nga frika e humbjes së imazhit të vet, apo për shkak të prestigjit nderkombetar të vendit. Si psh pas katastrofes së reaktorit të Cernobilit: Atëherë udheheqesit e vendit pinin para kamerave çaj e thonin: një çikë radioaktivitet nuk na bën dëm dhe i bën njerëzit më aktivë. Përveç kësaj retë e mëdha radioaktive kishin kaluar mbi kufinjtë e Turqisë në Kaukaz dhe mbi Bullgari dhe Greqi, dhe Anadolli nuk ishtë prekur. Dimensionet e vërteta të demeve për njerëzit dhe bujqesinë u mbuluan. Njoftime për rritjen e madhe të rasteve të kancerit në disa territore të vendit u fshehen nën qilim.
Mënyra se si veprojnë në lidhje me pasojat e gripit të shpendëve tregon serish mendjelehtësinë e qeveritareve, se zogjtë shtegtarë nuk kanë shkuar në kufinjtë e Turqisë, disa në jug. Por megjithë paralajmërimet Ankaraja reagoi edhe kesaj rradhe shumë me vonesë. Dështimi i menagjimit të krizës nga ana e turqve është përgjegjës për atë se gripi i shpendëve po merr tani jetë njerëzish dhe përmasat e verteta nuk dihen aspak. Injorimi, dhe zbutja e peshës së fakteve ka qenë gjithmonë masa e parë taktike e atyre që kishin pushtetin nën gjysmëhënën turke. Edhe në rastin aktual u përgenjështruan njoftimet për sëmundjen e fëmijeve dhe të rinjve dhe u fol për sëmundje të mushkërive.
Ndërkohë një gjë është e qartë. Gripi i shpendëve ishte shkaku i vdekjes në së paku tri raste. Virusi shpërndahet në mënyrë të rrezikshme në drejtim të Evropës. Cdo ditë vijnë njoftime të reja nga provinca të tjera të Turqisë, në të cilat rregjistrohen raste të tjera të dyshimta.
Baza e jetës së shumë njerëzve në rajonet e humbura të lëna ekonomikisht pas dore që prej dhjetera vjetesh është mbajtja e kafshëve. Njerëzit varen nga gjedhi, apo shpendet, prodhimet e fituara prej tyre shiten, ose sherbejnë thjesht si ushqim për të gjithë familjen. Padituria dhe varfëria e zvogëlon diferencen hapësinore ndermjet kafshes dhe njeriut në atë mënyrë, saqë pulat natën i marrin në shtepitë e tyre, sepse nuk kanë stalla. Në shumë fshatra dhomat e banimit ndodhen mbi stallat me lopë, dhi, apo gjela deti.
Masat si karantina nuk kanë shans në një vend me rreth 40 000 fshatra. Rregullat e higjienës për mënyrën e sjelljes me kafshët ekzistojnë vetem në letër. Në periferitë e varfra të qëndrave të populluara pulat ndermjet fëmijëve, që luajnë, bëjnë pjesë në pejsazh po ashtu si dhe kanalizimet e mbyllura keq. Familjet pasanike të reja nga rajonet e humbura të Anadollit nuk turpërohen të mbajnë shpend në ballkonet e banesave të tyre luksoze në mes të metropoleve si dëshmi të lidhjes me vendlindjen.
Nuk mund të bësh asgjë tjetër veçse t´i sqarosh njerëzit menjëherë dhe gjërësisht. Ata duhet ta kuptojnë, se shpendët e tyre duhen të vriten, me qëllim që familjet të mbijetojnë. Por kjo është më thjesht të thuhet, se sa të bëhet. Fjala është këtu për bazën e ekzistencës së familjeve, të cilat përndryshe nuk kanë asgjë veçse pula, pata dhe gjela deti. Atyre duhet t´u paguhet një kompensim financiar, me qëllim që të mund të financojnë ekzistencën sërish. Hetimi i demit të vertetë për njeriun dhe ekonominë kërkon veprimin e ekspertëve ndërkombëtarë, me qëllim që jo vetëm gripit të shpendeve t´i mbyllet rruga. Fjala është që edhe njërezve t´u mundësohen baza të reja të ekzistencës, me qëllim që ta pranojnë dhe të jenë dakord me ndarjen nga pulat dhe gjelat e tyre të detit.
Përndryshe nuk ekziston vetëm rreziku i vdekjes së njeriut nga gripi i shpendeve. Por kjo mund të ishte edhe një frenim i ambicjeve të Turqisë për pranim në BE. Këto nuk mund të realizohen si në rastin e mësipërm me zbukurime, genjeshtra, mohime, apo kercenime me denime me burgim në rast të informimit negativ.