1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriminalkommissarin

18 Tetor 2010

Inspektorët e policisë jetojnë shpejt, por më shpejt qëllojnë, kështu i njohim nga filmat. Në realitet ata kanë shumë punë mbi tavolinë, në shtëpi fëmijë, që i presin. Si te Cornelia von Hollen nga Bremerhaven.

https://p.dw.com/p/MItK
„Zonja komisare Cornelia von Hollen krejt zyrtarisht"
Gesichter Deutschlands Porträt CoHoP2
„Ndërtesa me tulla e policisë në Bremerhaven është renovuar kohët e fundit, por vetëm nga jashtë.“Fotografi: DW

"Po", thotë Cornelia von Hollen, kur njerëzit e pyesin, nëse ka armë dhe pranga. Pastaj shton: "Por i përdor vetëm, kur dal jashtë për hetime" Dhe: „Jo", përgjigjet ajo duke buzëqeshur, nëse e pyesin, nëse e shikon filmin e së djelës, Tatort, filmin krimi, i cili prej vitesh jepet në televizionin gjerman: „Nuk më intereson ai film".

Inspektorja e policisë kriminale Cornelia von Hollen konfrontohet gjithnjë me klishe të ndryshme. Filmat, seritë televizive, romanet krimi transmetojnë një imazh të punës së policisë, i cili nuk ka lidhje me realitetin. „Puna e policisë kriminale zhvillohet shumë në tavolinën e punës, duke shkruar“, thotë von Hollen. Natyrisht që hetime bëhen edhe jashtë. Por zakonisht kjo nuk është shumë emocionuese dhe e ngarkuar me aksione. „Dhe rastet nuk zgjidhen brenda treçerek ore“, shpjegon ajo duke nënqeshur.

Ndjekësja e shifrave kërkon drejtësi

Gesichter Deutschlands Porträt CoHoP3
„Përqëndrim: prokuroria në telefon.“Fotografi: DW

Inspektorja e policisë kriminale Cornelia von Hollen kujdeset çdo ditë për dy fëmijët e saj, që shkojnë në shkollë, para se të ulet në orën tetë në tavolinën e punës në ndërtesën e policisë në qendër të Bremerhavenit. Zyra e saj e vogël ndodhet në krahun perëndimor, në fund të korridorit, numri i dhomës 105: sektori K 23, kriminaliteti ekonomik.

Tavolina e punës zë gati gjysmën e dhomës. Mbi të ndodhet arma më e fortë në luftën kundër kriminalitetit, kompjuteri. Sepse Cornelia von Hollen përndjek shifrat, e specializuar në zbulimin e delikteve financiare si dhe falimentimeve të fallsifikuara, apo mashtrimeve. Ajo ndihet si në shtëpinë e saj në botën e shifrave: „Të gjesh dëshmitë nëpër libra dhe shifra – unë mendoj se kjo është shumë e thjeshtë, shumë e logjikshme, që të kapësh dorasët në këtë mënyrë.“

Dhe kjo është shumë e rëndësishme, të kapësh keqbërësit, ose të tregosh që dikush është i pafajshëm, sepse përveç shifrave ajo ka pasion edhe drejtësinë. Prandaj është bërë police.

Gratë në polici - sot gjë e zakonshme

Gesichter Deutschlands Porträt CoHoP4
„Bremerhaveni është port i rëndësishëm për eksportin gjerman të makinave“.Fotografi: DW

Cornelia von Hollen punon që prej 16 vjetësh në polici, në qytetin e saj të lindjes. Në Bremerhaven ajo ka shkuar në shkollë, në Bremenin fqinjë ka kryer Akademinë e Policisë. Që kur studionte në Akademi gratë në polici ishin një gjë e zakonshme, por kjo nuk kishte shumë që kishte ndodhur. Pjesëmarrja e grave e ka ndryshuar policinë: Nga njëra anë kompetencat sociale të grave përmirësuan atmosferën e punës. Nga ana tjetër gratë sollën në polici një temë, që dikur luante rol të dorës së dytë në jetën e një komisari policie, si familjen, fëmijët, shkollën, gatimin. Të gjitha këto bëjnë pjesë në jetën e përditshme të Cornelia von Hollen. Prandaj ajo punon vetëm gjysëm dite. Pas katër orë pune ajo largohet nga tavolina e punës, për të qënë në shtëpi, kur i biri Jero dhe e bija Deike kthehen nga shkolla. Ajo gatuan shpejt e shpejt diçka, pastaj ndihmon fëmijët në detyrat e shtëpisë. Më pas organizohet koha e lirë për fëmijët. „Pa dyshim që stresi ekziston“, pranon ajo: „Njeriu ka pak kohë në dispozicion.“

Familja dhe puna – dy botë të ndryshme

Gesichter Deutschlands Porträt CoHoP5
„"Zonja inspektore e policisë" kthehet në shtëpi në „Connie“. Ajo gatuan, ndreq shtëpinë, ndihmon fëmijët për detyrat e shtëpisë.“Fotografi: DW

Shumë punë të shtëpisë i bën edhe i shoqi, Axel. Ai merret me zgjimin e familjes në mëngjes dhe përgatitjen e mëngjesit, kurse pasdite për trajnimin në futboll të të birit. Në takimin me prindër shkojnë të dy së bashku në shkollë.

Familja dhe puna janë për Cornelia von Hollen dy sektorë të ndarë. Kur Connie, siç e quajnë atë privatisht, kthehet në shtëpi, zonja komisare e krimeve mbetet në ndërtesën e policisë në Bremerhaven. Dhe kur nganjëherë Cornelia shkon me shoqërinë të pijë një çaj, atëherë njerëzit i drejtohen papritur si police: „A lejohet fëmija të qëndrojë në këtë ndenjëse në makinë?“, pyetet ajo papritur. Kësaj pyetjeje ajo nuk mund t`i japë përgjigje: “Unë jam shkolluar vetëm si police krimesh, unë nuk i di çështjet, që kanë të bëjnë me policinë mbrojtëse," thotë ajo.

Feedbackfrage: A e keni menduar më interesante punën e një inspektore policie ?

Autor: Zoran Arbutina/Aida Cama

Redaktoi: Matthias von Hein/Angjelina Verbica