1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Institucionet në Kosovë duhet të krijohen sa më parë

Bekim Shehu, aca21 Nëntor 2007

Udhëheqësit politik kosovarë thonë se data 10 dhjetor duhet ta gjejë Kosovën me institucione të reja. Ende nuk dihet sa kohë do të duhet për krijimin e qeverisë së re të Kosovës

https://p.dw.com/p/CQ1j
Përkrahës i PDK -së mban flamuj në dorë
Përkrahës i PDK -së mban flamuj në dorëFotografi: AP

Udhëheqësit politik kosovarë, kanë shprehur domosdoshmërinë e konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës para datës 10 dhjetor, datë kur do të përfundojnë negociatat shtesë për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Ata mendojnse se menjëherë pas datës 10 dhjetor, kur treshja ndërmjetësuese të raportojë tek Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, institucionet qëndrore të Kosovës duhet të jenë të gatshme që të marrin vendime për të ardhmen e vendit.

Parlamenti i ri mund të fillojë punimet më 3 dhjetor

Kryeadministratori i Kosovës, Joackim Ruecker, ka thenë se më tre dhjetor do të çertifikojë rezultatin e zgjedhjeve të 17 nëntorit, që automatikisht me një seancë solemne do të shënohet edhe përbërja e re e parlamentit. Siasp ligjit, 30 ditë pas çertifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, duhet të formohet parlament. Ekspertët e të drejtës kushtetuse, thonë se nuk është e nevojshme që të priten 30 ditë, por menjëherë pas çertifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, mund të konstituohet parlamenti dhe pastaj presidenti i Kosovës, me një dekret të posaçëm, duhet të emërojë mandatarin e qeverisë.

Nuk dihet kur mund të krijohet qeveria

Ende e paqartë mbetet koha për krijimin e qeverisë së Kosovës, sepse asnjë nga partitë politike nuk ka marrë numrin e nevojshëm të votave për të krijuar e vetme qeverinë. Partitë politike do të duhet të hyjnë në koalicione dhe sipas përvojave të mëparshme arritja e marrëveshjeve për krijimin e koalicioneve merr kohë. Përfaqësuesit e partive politike thonë se po presin rezultatet përfundimtare dhe më pas do të nisin bisedimet për koalicione.

Nuk dihet a do të ndryshohet Presidenti

Një çështje akoma e paqartë mbetet posti i presidetit të Kosovës, i cili në bazë të kornizës kushtetuese ka mandat deri në vitin 2009. Analistët thonë se partia fituese e zgjedhjeve PDK-ja, mund të kërkojë teorikisht edhe ndërrimin e presidentit, sepse këtë post tash për tash e mban kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, partia e të cilit doli e dyta në zgjedhjet e 17 nëntorit. Bazuar në rrethanat në të cilat ndodhet Kosova në këtë fazë të zgjidhjes së statusit, analistët thonë se nuk ka kohë të mjaftueshme që të nisin bisedat edhe për ndërrimin e kreut të vendit. Kjo sepse, data 10 dhjetor kur përfundojnë negociatat për zgjidhjen e statusit, Kosovën duhet të gjejë me institucione stabile. Ky konstatim mbeshtetet edhe nga faktori ndërkombëtar, i cili thotë se moskrijimi i institucioneve mund të perdoret si një justifikim tjetër për shtyrjen e zgjidhjes së statusit.