1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Interesat e serbëve të Kosovës do të mbrohen nga Beogradi

Bekim Shehu19 Shtator 2006

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, nuk do të marrin pjesë në institucionet e Kosovës përderisa nuk arrihet një marëveshje për decentralizimin, ku do të respektohen në tërësi të drejtat e tyre. Përfaqësues të serbëve thanë se interesat e serbëve të Kosovës do të mbrohen nga Beogradi

https://p.dw.com/p/ArcW
Boris Tadic, Vojislav Kostunica, Vuk Draskovic në Vjenë
Boris Tadic, Vojislav Kostunica, Vuk Draskovic në VjenëFotografi: AP
Njëri nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Rangjell Nojkiq, tha se ata më nuk do të marrin pjesë më këshillin konsultativ për komunitete, për faktin që ky këshill nuk ka përmbushur kërkesat e serbëve të Kosovës dhe të pakicave tjera joshqiptare. Këshilli konsultativ për komunitete është një mekanizëm punues i Grupit Negociator të Kosovës që angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, poashtu thanë se nuk do të marrin pjesë në institucionet e Kosovës përderisa autoritet shqiptare, nuk respektojnë në tërësi të drejtat e serbëve në Kosovë. Rangjell Nojkiq, i cili nuk merr pjese në punimet e kuvendit të Kosovës, por merr pjesë në komisionin paramentar për të drejtat e komuniteteve, tha në një konferencë për media se presidenti serb, Boris Tadiq, e ka bërë të qartë se serbët e Kosovës, do të marrin pjesë aktivisht në institucione, atëherë kur autoritetet shqiptare të respektojnë në tërësi pikat e planit të decentralizimit në Kosovë përkatësiht krijimin e komunave të reja serbe. Rangjell Nojkiq, kritikoi ashpër edhe një deklaratë të zëvëndëskryeminisrit të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili tha se bisedimet për palën serbe sa i përket cështjes së decentralizimit kanë përfunduar. Kjo deklaratë sipas zotit Nojkiq, nënkupton se pala serbe nuk pajtohet me planin e Prishtinës për decentralizimin që do të thotë se serbëet e Kosovës nuk mund të marrin pjesë në institucionet kosovare. Cështja e mospjesmarrjes së serbëve të Kosovës në institucione është adresuar disa herë në Grupin e Kontaktit. Autoritet ndërkombëtare, mospjesmarrjen e serbëve në institucione vazhdojnë ta cilësojnë vendim të gabuar, ndërsa kritikojnë autoritet e Beogradit, të cilët inkurajojnë serbët që mos të marrin pjesë në institucionet kosovare. Mekanizmat e lartë ndërkombëtar të vendimarrjes dhe udhëheqësit politik kosovarë u bëjnë thirrje serbëve që të përfshihen në jetën institucionale në Kosovë sepse vetëm në këtë mënyrë ata do të mund të mbrojnë interesat e tyre.