1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Intervistë me ministrin e Pushtetit Lokal në Kosovë, Sadri Feratin / Raportet midis feve në Maqedoni

8 Maj 2010
https://p.dw.com/p/NJI5

1. Zyrtarë të lartë të shteteve të rajonit të enjten dhe të premten kanë marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Vetëqeverisje Lokale, që është organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në Kosovë. Në konferencë nuk kanë munguar përfaqësuesit e Maqedonisë, Shqipërisë, Sllovenisë, Turqisë, Kroacisë, Çekisë dhe Hungarisë por kanë munguar ata të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Për të mësuar më shumë për punimet e kësaj konference ne biseduam me ministrin e pushtetit lokal, Sadri Ferati.

2. Raportet midis feve të ndryshme në Maqedoni janë të shkëlqyeshme, ato janë të vetëdijshme se përmes konflikteve nuk mund të zgjidhen problemet. Por këto marrëdhënie të mira ndonjëherë rrezikohen kur në çështje fetare involvohet politika e ditës. Përfaqësues të bashkësive fetare në Maqedoni janë shprehur të gatshëm që ta luftojnë këtë dukuri, sepse siç thonë ata respektimi i ndërsjellë midis religjioneve të ndryshme është në dobi si të feve poashtu edhe zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit. Nga Shkupi informon Fatos Musliu.