1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

IRIOM urë lidhëse mes Prishtinës, Beogradit, Tiranës, Shkupit e Sarajevës

Esat Ahmeti & Marine Maksimoviq5 Shkurt 2007

IRIOM, që përbet nga fjala shqipe i ri dhe serbisht omladina, është një program gjysëmorësh televiziv në gjuhën shqipe, serbe dhe boshnjake i cili përgatitet nga gazetarë të rinj në Shqipëri, Serbi, Bosnjë e Herecegovinë, Kosovë dhe Maqedoni dhe transmetohet nga një sërë televizionesh në këto vende

https://p.dw.com/p/ArYw

Sfidat dhe problemet shoqërore me të cilat ballfaqohen të rinjtë në shoqëritë në transformim në Evropën Juglindore gjejnë fare pak vend në kanalet televizive të rajonit edhe pse popullata në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore është shumë e re. Shumë kanale televizive private ofrojnë disa emisione për të rinjë por ato merren kryesisht me modën apo muzikën. Kështu që mungon një qasje kritike ndaj çështjes së gjendjes aktuale shoqëroro-politike të të rinjëve në vendet e Evropës Juglindore dhe vështirësitë e tyre në gjetjen e identitetit. Gjurmëve që kanë lënë prapa pedagogjia konservative, edukimi për partinë dhe atdheun dhe urrejtja ndaj të huajëve, kthesa politika dhe përleshjet luftarake në Ballkan nuk u kushtohet shumë vëmendje në mediat vendore.

Për të mbushur këtë zbrazëti në ambientin medial të vendeve të Ballkanit u iniciua projekti IRIOM, për të cilin punojnë bashkarisht gazetarë nga Serbia, Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia.

"Programi televiziv IRIOM përpiqet të jetë jo vetëm një model i një gazetarie televizive kritike në vendet e rajonit, por që përmes paraqitjes së problemeve të përbashkëta të ngrejë edhe ura për të rinjtë e Evropës Juglindore." - sqaron koordinatori i tij, Dr. Pandeli Pani.

Sanda Saviq, kryeredaktore e sektorit te informacionit prane B92, televizion partner i këtij programi, thote në lidhje me këtë program:

"Të rinjtë nga të gjitha qendrat e mbuluara kanë një shkallë shumë më të madhe tolerance ndaj bashkësisë tjetër etnike. Megjithatë në një shkallë të caktuar. Nëse i pyetni se a do të shoqëroheshin em njëri-tjetrin, të punonin dhe të shkëmbëjnë përvojat e tyre, përgjigjen pozitivisht. Megjithatë nëse i pyet se a do të pranin të kalojnë jetën me dikend nga një grup tjetër etnik atëherë përgjigjeja është kryesisht 'Jo'. Kjo dallon shumë nga qëndrimet e kohës së Titos".

Po cilat jane temat qe trajtohen nga gazetarët. Në mikrofonin tonë ftuam per kete gazetaren e RTK-së, Arta Avdiu:

"Temat e programit janë mjaft të gjera, dhe që jane aktuale. Janë kryesisht tema që preokupojne të rinjtë e Ballkanit, tema sociale si dhuna në shkolla, drogat, porstitucioni, divorcet, konflikti mes brezave, pra tradita dhe modernia, pjesëmarrja e të rinjve në politikë dhe jetën sociale, pastaj sa u jipet hapesirë të rinjëve në jetën institcionale, por edhe tema të tilla si distanca etnike, apo çfarë dinë dhe mendojnë të rinjtë e ballkanit për njëri-tjetrin. Mund të them lirshëm se përmes këtij projekti, i cili reflekton opinionet e të rinjëve ballkanas, mendimet e shumë të rinjve
rreth problemeve me të cilat ata përballen pothuasje gjasojnë prej vendit në vend".

Po a transmetohen pa probleme të gjitha materialet, apo më mirë të themi a ka ndonjë cenzurë për materialet që vijnë nga Beogradi apo Prishtina, për vetë situatën aktuale. Për këtë Avdiu dhe Saviq sqarojnë:

"Natyrisht se po. Eshte thjeshte nje mendim i nje te riu te nje vendi tjeter, dhe nuk kemi arsye qe te cenzurojme. Televizioni i Kosoves do te transmetoje edhe programin ne serbisht dhe ne bosnjakisht dhe qe do t'i perktheje disa prej emisioneve edhe ne gjuhën rome, pasi qe Kosova eshte nje vend ku jetojne edhe pjastare te komunitet rome. Ky projekt nuk e ka qellimi ndalimin apo cenzuren e opinioneve te te rinjeve. Eshte thjesht
mendim i tyre. Perkunder asaj, objektive kryesore e ketij proejkti eshte qe te qartesoje opionioninet, qendrimet dhe mendimet e verteta te te rinjve rreth problemeve te tyre, duke u munduar qe t'i eliminojne paragjykimet qe mund te kene disa te rinje te nje vendi tjeter per disa te tjere. Gazetaret qe punojne per IRIOMI-n jane vertet te rinj, por kujdesen per profesionalizemin dhe etiken gazetareske. Po ashtu ne materiale, edhe pse te rinjte flasin qarte per mendimet e tyre, nuk ka elemente te gjuhes se urrjetjes apo fjale perbuzese. Thene thjeshte, cenzure nuk ka edhe per faktin se perzgjedhja e temave behet bashkarisht prej grupit te gazetareve qe punojne ne projekt duke u keshilluar edhe me koordinatoret e projektit, Pandeli Pani dhe Bahri Cani", thekson Avdiu.

"Të gjithë ne jemi autonom në përgatitjen e raporteve. Pastaj ato pesë raportet i lidhim me njëra-tjetrën dhe i transmetojmë. Ne nuk e përkthejmë Sarajevën bile kemi qenë në dilemë që mos të përkthejmë as raportet që vijnë nga Maqedonia".

Sanda Saviq sqaron më tej se për shikuesit në Serbi janë ndoshta më interesante raportet nga Prishtina. Kjo ndër të tjera për faktin se si te njëra edhe tek tjetra palë ideja e kombit del në plan të dytë, kur flitet për probleme personale me rëndësi ekzistenciale, të cilat si tek njëra edhe tek tjetra palë janë thuajse të ngjashme.

"Sa është e mirë të dëgjosh se si të rinjtë mendojnë njëjtë nga ana tjetër është dëshprues fakti që si nga njëra ashtu dhe nga tjetra palë shumica dëshiron ta lëshoj vendin në kërkim të një jete më të mirë. Përgjigjet pothuajse janë identike. Kështu bëhet edhe më e qartë se dallimet e krijuara artificialisht janë tërsisht të pakuptimta dhe për gjithë këta të rinjë është shumë më e rëndësishme të zgjedhin problemet e tyre ekzistenciale dhe jo tërë kohën të flasin për kombin, kufijtë dhe shtetin", thotë Saviq.

Arta Avdiu shkon edhe më tej, duke sqaruar se programi i shërben:

"... afrimit, bashkepunimit, kapercimit te kufijve mes popujve te Ballkanit, sidomos te te rinjve, sepse ata do te ndertojne te ardhmen dhe duhet te rriten pa paragjykime".

Të gjithë gazetarët e përfshirë në projekt mendojnë se bashkëpunimi mes tyre është mjaft i mirë. Për thellimin e tij, ata zhvillojnë edhe takime rajonale, çdo herë në një vend tjetër të projektit.

"Gazetaret e perfshire ne projekt zhvillojne edhe takime rajonale. Te fundit e kemi pasur ne Shkup. Ka qenë nje takim pune por do thosha qe edhe kenaqesie. Ne keto takime kemi mundesi te njihemi me njeri-tjetrin, te komunikonikojme dhe mund te thuhet se eshte krijuar edhe nje rrjet rajonal gazetaresh, qe bashkepunojne me njeri-tjetrin edhe pertej projektit Iriom. Takimet sherbejne per krijimin e urave te perbashketa te besimit reciprok dhe per forcimin e profesionalizimit. Permes ketij takimi, ne shkëmbejmë ide dhe mendime rreth çështjeve te ndryshme qe jane aktuale dhe problematike tek te rinjtë e vendeve ballkanike".

Projekti zhvillohet në kushtet e një atmosfere të nxehtë politike që lidhet me statusin e Kosovës dhe periudhën pas zgjedhjeve në Serbi.

"Tani futemi në një periudhë interesante. Së pari për shkak të zgjedhje të sapombajtura parlamentare në Serbi dhe më e rëndëisishmja për shkak të aktualitetit që ka çështja e statusit të Kosovës. Tani storiet nga Prishtina do të jenë posaçërisht interesante për shikuesit në Serbi", thotë Sanda Saviq.

Projekti mbështetet prej Institutit Gjerman për Marrëdhënie ndërkombëtare, ifa, në Stutgart, në kuadër të programit Media im Pakt, financuar prej Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.