Irlanda: humbësja e Brexitit

Irlanda ka frikë se do të pësojë humbje të konsiderueshme ekonomike kur Britania e Madhe të largohet nga BE-ja dhe të rivendosen doganat.

Pas Brexitit kufiri mes BE-së dhe Britanisë së Madhe do të kalojë në kufirin midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut. Pikërisht në këtë zonë sipërmarrësit irlandezë kanë përfituar deri tani nga mungesa e barrierave dhe nëse vendoset sërish regjimi doganor kjo do të sjellë vështirësi.

Për shembull birra e famshme Guinness prodhohet në Dublin, por shishet dhe kanaçet me birrë nuk mbushin aty, por në Irlandën e Veriut. Dhe kur Irlanda e Veriut si pjesë e Britanisë së Madhe të mos jetë më në BE kjo do të ketë pasoja të mëdha.

Protest gegen den Brexit an der britisch-irischen Grenze

Deri tani nuk ka kufizime dhe kontrolle doganore midis Irlandës së Veriut dhe Irlandës. Dublini do që kjo të mbetet kështu, sepse rreth një e pesta e të gjitha eksporteve dhe e shërbimeve irlandeze dhe dy të pestat e të gjitha ushqimeve irlandeze eksportohen në Britaninë e Madhe.

Vërtet që ekonomia irlandeze do të vuajë prej Brexitit thotë James Quinn, që ka një firmë spedicioni. Të gjitha importet dhe eksportet e Irlandës kalojnë përmes portit të Dublinit për në Britaninë e Madhe dhe nga këtu për në Evropë. Pra në të ardhmen në një zonë jashtë BE-së, pra pas Brexitit rruga për në Evropë do të zgjasë më tepër dhe do të jetë më e shtrenjtë, thotë James Quinn.

Frikë nga falimentimi 

Disa qindra sipërmarrje të mesme do të preken fort prej Brexitit. Njëra syresh është Cootehill Engineering. 10 punonjësit e saj prodhojnë pajisje çeliku. Gerry McIntyre e ka ngritur këtë firmë para 5 vjetësh.

Symbolbild - Wirtschaftswachstum Türkei

Tani ai ka frikë se prej Brexitit mund edhe të falimentojë. "Firma jonë e blen dhe e përpunon çelikun me makineritë tona. Pra ne importojmë nga Anglia dhe i eksportojmë prodhimet tona në të gjithë botën. 95% e produkteve tona hyjnë përmes kufirit anglez dhe kur eksportojmë duhet të kalojmë përsëri nga ky kufi." - thotë ai me shqetësim.

Brexit i ashpër

Irlandezët nuk i pyeti askush kur u bë referendumi për Brexitin. Por ata do të preken më fort nga të gjithë nga Brexiti si ekonomikisht, politikisht dhe nga pikëpamja njerëzore. Për të ruajtur statusin e deritanishëm të qarkullimit pa dogana, Londra duhet të tregohet e mirësjellëshme dhe t'i ofronte Dublinit marrëdhënie tregtare, si në kuadrin e Bashkimit Doganor të BE-së dhe në Tregun e Brendshëm. Por pikërisht këto janë organizmat nga kryeministrja Theresa May dëshiron të largohet, sikurse e kërkon krahu i ashpër pro Brexitit në partinë e saj.

 

Më shumë për këtë temë