1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

IS merr përgjegjësinë për sulmin në Stamboll

2 Janar 2017

Turqia është thellësisht e shokuar pas sulmit në një klub nate në Stamboll me 39 viktima. Autori i sulmit lëviz ende i lirë. Ndërkohë IS bën të ditur se "ushtari i Kalifatit" ndodhet pas sulmit.

https://p.dw.com/p/2V83Q
Türkei | Reina-Attentäter weiter auf der Flucht
Fotografi: Getty Images/Stringer

Autoritetet turke po punojnë me intensitet të lartë për identifikimin e autorit të sulmit në klubin e natës në Stamboll, ka bërë të ditur kryeministri truk, Binali Yildirim. Ai nuk i konfirmoi disa njoftime të mediave, sipas të cilave, autori me gjasë kishte veshur një kostum të plakut të krishtlindjeve. Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu është shprehur, se hetimet e deritanishme të çojnë në përfundimin, se bëhet fjalë vetëm për një atentator, i cili e kishte fshehur armën nën një mantel. Ka gjasa, që ai të ketë ndërruar veshje para se të largohej nga klubi. Presidenti turk, Erdogan u shpreh se Turqia do të luftojë me vendosmëri terrorizmin. Turqia do të bëjë gjithçka për "të siguruar paqen dhe sigurinë e qytetarëve të saj", tha ai.

Türkei Anschlag Istanbul
Fotografi: Reuters/O.Orsal

Autori i sulmit kishte qëlluar pa dallim në Natën e Vitit të Ri në klubin e preferuar nga turistët dhe prominentët pranë Bosforit, "Reina". Së paku 39 vetë humbën jetën, 65 vetë janë plagosur. I ashtuquajturi "Shteti Islamik" ka pranuar përgjegjësinë për sulmin. "Një ushtar i Kalifatit" është autor i sulmit, thuhet në një deklaratë të publikuar në internet, por nuk mund të provohet vërtetësia e deklaratës.

Türkei Istanbul - Sanitäter transportieren verletzte nach Angriff auf Nachtclub
Fotografi: Reuters/Stringer

Një apo dy atentatorë?

Pala kurde e ka hedhur poshtë përgjegjësinë për sulmin në Stamboll. Agjencia Firat e partisë së ndaluar kurde, PKK citon kreu u kësaj partie, Murat Karaylan me fjalët se pas këtij sulmi nuk ndodhet asnjë grupacion kurd. Edhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e dënoi sulmin si akt barbar dhe mizor.

Fillimisht ka pasur zëra se dy vetë të veshur si plaku i krishtlindjeve kanë hyrë në klub dhe kanë hapur zjarr ndaj klientëve. Edhe një dëshmitare okulare kishte parë dy autorë të sulmit. Ndërsa guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin bëri fjalë për një atentator që pasi kishte vrarë një polic dhe një civil hyri në klub rreth orës 01:15.

Istanbul Reina nightclub nach Anschlag
Klubi "Reina" pas sulmitFotografi: Getty Images/AFP/O. Kose

Ndër vitimat bëhet fjalë për 25 meshkuj dhe 14 femra, sipas agjencisë Anadolu.12 prej tyre janë identifikuar si turq, njëri belg, të tjerë me shtetësi të ndryshme, si nga Arabia Saudite, Libani, Iraku, Kanadaja, Kuvajti, Izraeli dhe Rusia. Fakti që një sulm i tillë iu drejtua një klubi mondan, ku kalojnë kohën edhe shumë të huaj, shihet nga vëzhguesit si një e dhënë për një sulm islamist. Pas marshimit të Turqisë në Siri, kreu i "Shtetit Islamik", Abu Bakr al Bagdadi kishte bërë thirrje për atentate në Turqi.