1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Weizsäcker Bilanz

15 Prill 2010

Richard von Weizsäcker është një prodhim tipik i shekullit 20, se fati i tij personal ndërlidhet me atë botëror.

https://p.dw.com/p/Mwo0
Ish-Presidenti gjerman Richard von Weizsäcker në fjalimin e tij të ndjekur me interesim të madh, Bon, 8.5.1985Fotografi: dpa

Vëllai i tij është vrarë që në ditën e dytë të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, ai kishte shoqëri të ngushtë me disa nga atentatorët e 20 qershorit 1944, ndërkohë që babai i tij kishte një rol në regjimin nacionalsocialist. Pikërisht këto zhvillime ndoshta kanë bërë që nga i riu Richard von Weizsäcker të bëhet një njeri, që vepron me bindje dhe vendimet i mendon mirë. Si president ai i ka dëshmuar këto kualitete.

Richard von Weizsäcker
Richard von WeizsäckerFotografi: picture alliance / dpa

Fjalim historik me 8 maj 1985

Richard von Weizsäcker është një orator i mirë, i cili, kur nuk i pëlqenin fjalimet e shkruara prej të tjerëve, i shkruante vetë. Vetëm një vit pas marrjes së postit të presidentit, përgatiti një kohë të gjatë fjalimin e mbajtur me 8 maj 1985, në 40 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Në Bundestag ai u dëshmua si njeri, i cili mund t'i kanalizojë dhe prezantojë ndjenjat e gjermanëve.

„8 maji nuk është për ne gjermanët një ditë, kur duhet të festojmë. Njerëzit, që e kanë përjetuar atë, kanë mendimet dhe përvojat e ndryshme personale. Gjermanët u gjetën përpara iluzioneve të shkatërruara dhe falënderonin ata, që u dhuruan një fillim të ri. 8 maji ishte një ditë çlirimi, dita e çlirimit nga një sistem i shkeljes së vlerave njerëzore dhe nga sundimi i dhunës nacionalsocialiste."

Bundespräsident Richard von Weizsäcker mit Sohn
Presidenti Richard von Weizsäcker me të birin Fritz von Weizsäcker.Fotografi: picture-alliance/Wolfgang Eilmes

Prek me guxim çështje delikate

Një president i tillë mund të jetë i pakëndshëm, ai reflekton, shtron pyetje shtesë dhe nuk përcaktohet në bazë të dallimeve partiake. Një president, i cili ka guxim të hapë çështje, që e prekin ndërgjegjen.

„Shumica dërmuese e popullatës së sotme ishte në atë kohë në moshën fëmijërore, ose nuk kishte lindur ende. Ata nuk mund ta pranojnë fajin për veprat, që nuk i kanë bërë. Asnjë njeri nuk pret prej tyre që të pendohen, vetëm pse janë gjermanë. Por paraardhësit e tyre u kanë lënë një trashëgimi të rëndë. Të gjithë ne, fajtorë apo jo, të rinj apo të vjetër, duhet ta pranojmë të kaluarën."

Një shpirt reformatori

Gorbatschow und Weizsäcker
Richard von Weizsäcker (dj.) dhe Michail GorbatschowFotografi: REGIERUNGonline/Reineke

Richard von Weizsäcker është një njeri, që dëgjohet me vëmendje. Mysafirët e tij kanë përjetuar fjalime impresive në pallatin Bellevue. Gjithmonë është angazhuar për pajtim me Bllokun Lindor. Tek presidenti sovjetik Mihail Gorbaçov gjeti një bashkëbisedues të barabartë - një shpirt reformatori.

„Kur të ndërtojmë një shtëpi evropiane, në të cilën ndarjet tejkalohen me një rregull paqësor dhe kur Evropa të ndërtohet së bashku dhe në harmoni, atëherë do të thotë jemi në rrugën e drejtë.“

Pak muaj pas takimit me Gorbaçovin, perdja e herkurt ra, ndërsa Gjermania gjendej para bashkimit.

„Ne jemi një popull - nga këto katër fjalë të thjeshta por të mëdha është tronditur dhe ka rënë një sistem i tërë.“

Por pas bashkimit në tetor të vitit 1990, Richard von Weizsäcker paralajmëronte:

„Asnjë rrugë nuk e kapërcen faktin, që të bashkohesh do të thotë të mësosh të ndahesh.“

Richard von Weizsäcker Danzig Flash
Presidentët e SHBA, Polonisë dhe Gjermanisë George Bush, Lech Walesa dhe Richard von Weizsäcker, me 30.6.1997 në GdanskFotografi: picture-alliance/dpa

Richard von Weizsäcker ishte 10 vjet president i Gjermanisë. Ai u largua nga politika, por vazhdoi të punonte, sepse me tejkalimin e ndarjeve në Evropë, punët nuk kanë përfunduar. Shtetet e lira tani duhet të jenë të arsyeshme me njëra-tjetrën.

„Mendoj se detyra më e rëndësishme për ne gjermanët është që në një botë të globalizuar të shkojmë përpara në një formë, që është e durueshme edhe për vendet e tjera anëtare. Gjermanët këtu kanë një rol të veçantë, pa asnjë fije dyshimi."

Autor: Silke Wünsch/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica