1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Carles Puigdemont arrestohet në Gjermani

25 Mars 2018

Ndalimi i ish-Presidentit të Katalonjës është lajmi i fundit në mediat gjermane.

https://p.dw.com/p/2uwN4
Carles Puigdemont
Fotografi: picture-alliance/AP/O. Matthys

Carles Puigdemont u arrestua sot (25.03.2018) në Gjermani. Nëpunës të policisë së autostradës Schleswig-Holstein e arrestuan paradite Puigdemontin, tha një zëdhënës i Zyrës së Policisë Kriminale të Kielit.

Agjencia gjermane e lajmeve dpa dhe agjencia franceze e lajmeve AFP kanë marrë konfirmime nga Zyra e Policisë rajonale. Sipas të dhënave të partisë së tij atë e ndaluan kur po hynte që nga Danimarka në Gjermani. Avokati i Puigdemontit, Jaume Alonso-Cuevillas e konfirmoi arrestimin e klientit të tij.