1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Itali: Ende ka shpresë për të gjetur të mbijetuar

Bernd Riegert25 Gusht 2016

Tërmeti ka shuar fshatra të tërë në Abruzzo. Forcat e shpëtimit ende kërkojnë të mbijetuar. Mendohet për qindra të vdekur. Ndonjëherë mbizotëron një heshtje e rrallë në vendet e fatkeqësisë. Bernd Riegert nga Amatrice.

https://p.dw.com/p/1JpiB
BdW Global Ideas Bild der Woche KW 34/2016 Italien Erdbeben
Fotografi: picture-alliance/NurPhoto/M. Romano

Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën në fshatin e gjysmë të shktaërruar, Amatrice. „Ka ende shanse për të gjetur ndokënd, sepse të bllokuarit nganjëherë mbijetojnë dy deri në tri ditë“, thotë një drejtues i qenve të nuhatjes, i cili ka ardhur nga Bolojna me qenin e tij në vendin e ngjarjes. Që nga e marta (23.08) e deri të e mërkurën (25.08) qentë janë vënë në veprim për të kërkuar të mbijetuarit në zonat e tërmetit. Në qoftë se leh njëri nga qentë, është e mundur që një njeri të ndodhet diku nën rrënoja. Zjarrfikësit ngjiten ngadalë nëpër rrënoja. Drejtuesi fishkëllen e thërret më zë të lartë duke kërkuar qetësi. Atëherë e gjithë zona bie në një heshtje të thellë. Të gjitha makinat ndalen. Asnjë fjalë nuk mund të flitet më.

Italien Erdbeben Amatrice Sachspenden
Fotografi: picture-alliance/NurPhoto/M. Romano

Madje edhe gazetarët duhet të ndëpresin transmetimet e tyre. Dëgjohet dikush duke përshpëritur, reagojnë fshatarët duke thirrur për qetësi, apo duke përdorur fjalë fyese, kështu që më në fund të jenë të gjithë të heshtur. Ekipet e shpëtimit shpresojnë që nga rrënojat dikush mun të japë ndonjë shenjë apo të thërrasë për ndihmë. Lideri i ekipit të kërkimit thërret herë pas here: „Ne jemi këtu. Nëse jetoni, trokit, gjuaj, thirr, në mënyrë që ne të dëgjojmë!“

Duke pritur për shpëtim

Këtë herë nuk ia dolën, por ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë disa njerëz nga rrënojat. Edhe pasi i gjejnë, atyre u duhet shpesh të durojnë për orë të tëra, deri sa të gjitha të mbeturat e trarëve, blloqet e betonit dhe tullat të largohen, në mënyrë që pjesa tjetër e mbetur e ndërtesës të mos rrëzohet e që njerëzit të mos futen më thellë në rrënoja. Por ku? Toka po dridhet kudo në Amatrice. Pjesët e fasadës së manastirit varen duke rrezikuar të bjerë, ndonëse buldorezrët janë duke i hequr pjesë të saj. Të gjithë vrapojnë pë t'u larguar nga prigu i rrënojave. Por nuk mund të largohesh prej lëkundjeve pasuese të tërmetit, që zakonisht zgjasin vetëm pak sekonda.

BdW Global Ideas Bild der Woche KW 34/2016 Italien Erdbeben
Fotografi: picture-alliance/NurPhoto/M. Romano

Gjatë goditjes së tërmetit të fuqishëm godina e manastirit me muret e vjetra u shkërmoq sikur të ishte prej letre. Deri në shtatë murgesha mendohet, se ndodhen nën rrënoja. Ndihmësit me një buldozer të vogël çajnë muret dhe dritarët e dhomave për të gjetur gratë. Përpjekejt vazhdojnë edhe gjatë gjithë natës edhe pse në errësirë është jashtëzakonisht e vështirë dhe e rrezikshme për forcat e shpëtimit. Asnjë ndriçim në rrugë. Nuk ka ndriçim në asnjë prej shtëpive në Amatrice. Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë. Vetëm zjarrfikësit me agregate dhe makina të lehta për ndriçim mundësojnë kërkimin e ndonjë shenjë njeriu.

Infrastruktura e shkatërruar

Rrugaqë të çon në Amatrice është rrënuar pas tërmetit. Në një vend, asfalti është varur në ajër mbi greminë. Vetëm anash rrugës mund të depërtojnë ndihmësit. Në rrugë është edhe spitali i Amatrices, që është dëmtuar rëndë. Kryqi i Kuq dhe personeli i spitalit kanë ndërtuar në parkingun e spitalit një emergjencë në qiell të hapur. Kohë pas kohe ekipet e shpëtimit sjellin ndonjë pacient. Por rrallë. Shpesh, vetëm të vdekurit nxirren nga rrënojat. Në mesin e viktimave janë relativisht shumë fëmijë, sepse në Amatricen e qetë, që njihet si fshati më i bukur i Italisë, ata kalonin pushimet verore.

BdW Global Ideas Bild der Woche KW 34/2016 Italien Erdbeben
Fotografi: Reuters/C. De Luca

Donacionet janë të mirëseardhura

Ndihma ka nga e gjithë Italia. Rrugët janë bllokuar me kamionë, ambulanca dhe automjete të policisë. Trafiku është kaotik. Ndihmësit kane ndërtuar në vendet bosh disa tenda për fjetje dhe ngrënie. Gjithashtu për të pastrehët janë ndërtuar çadra. Edhe se sa kohë ata duhet të qëndrojnë atje, është ende e paqartë. Në radio po bëhen thirrje, në qoftë se dikush ka dhoma të lira mund t'jua ofrojë viktimave të tërmetit. Në qytetet perreth është dhuruar gjak. Edhe në Romë janë organizuar pika grumbulluese, ku të tjerët kanë mundësi të japin donacione.