1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

051109 Italy crucifix

6 Nëntor 2009

Një vendim shumë i rëndësishëm për Italinë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut: ndalohet kryqi në klasat e shkollës publike. Vendimi ka zemëruar Vatikanin e politikanët katolikë. Por nxënësit mendojnë ndryshe

https://p.dw.com/p/KQ4v
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ndaloi kryqin në shkollat italiane
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ndaloi kryqin në shkollat italianeFotografi: AP

Tetë vjet më parë, Soile Lautsi, një grua finlandeze që jetonte në Italinë veriore me burrin e saj italian u ankua për kryqin e varur në klasat e fëmijëve të saj. Kur asgjë nuk ndodhi ajo e dërgoi çështjen në gjyq. Gjykatësi lokal italian e hodhi poshtë ankesën. Tani, megjithatë, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka mbështetur ankesën e saj, se kryqi në klasë është një shkelje e lirisë së fesë për nxënësit dhe e ka ndaluar atë.

Ndërsa vendimi ka irrituar të gjithë që nga Vatikani, tek politikanët e deri edhe mësuesit katolikë, të tjerë e quajnë atë një vendim që shikon përpara duke pasqyruar një Itali të re multietnike. Luigi Ficarra është avokati, që mori përsipër rastin Lautsis. Ai thotë se vendimi i gjykatës është në favor të lirisë.

"Ky është një nga parimet e lirisë", thotë Ficarra. "Unë nuk kam marrë asnjë cent për ta argumentuar këtë rast, unë e mora atë sepse besoj se është një çështje e lirisë kulturore, historike dhe filozofike. Ky është një afirmim i institucioneve tona kombëtare."

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg merr vendime të detyrueshme për shtetet evropiane
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg merr vendime të detyrueshme për shtetet evropianeFotografi: AP

Kjo nxënëse 15-vjeçare në shkollën e mesme në qendër të Romës thotë se ajo nuk është katolike. Ajo thotë se kryqi në klasë përcjell një mesazh përjashtimi për ata që nuk janë katolikë.

"Unë mendoj se ju duhet të keni të gjitha shenjat fetare ose asnjë ... po".

Kjo nxënëse 16-vjeçare thotë se ajo është një katolike e vendosur. Megjithatë ajo e mirëpret ndalimin e kryqit në shkollën e saj.

Autor: Megan Williams/ Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi