1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ja si ukrainasit po kthehen në rusë në Krime

Gesine Dornblüth /Amarildo Topi5 Gusht 2014

Krimea tashmë është pjesë e Rusisë, por jo të gjithë ata që banojnë atje ndihen rusë. Janë 3 mije vetë që kanë refuzuar pasaportat ruse. Deutsche Welle sjell copëza jete të realitetit të ri në Krime.

https://p.dw.com/p/1Coml
Fotografi: AFP/Getty Images

Liza Boguckaja ka parkuar makinën e saj në një nga rrugët e Simferopolit. Mjeti është lyer me motive tradicionale ukrainase. "Unë jam qytetare ukrainase dhe patriote. Për mua Ukraina është simbol lirie. Në makinë dëgjoj gjithnjë muzikë tradiconale ukrainase. Kur kaloj pranë ndërtesës së shërbimeve sekrete ose Ministrisë së Brendshme i ngre volumin në maksimum", shprehet ajo.

Në kroskotin e makinës ajo ka vendosur flamurin ukrainas. Pjesa më e madhe e makinave që levizin në Krime mbajnë flamurin rus. Liza Boguckaja, 51 vjeç, është dizenjuese dhe ka dy fëmijë. Ajo është ruse etnike, por pas aneksimit të Krimesë hoqi dorë nga shtetësia ruse. "Unë jam kundra çdo forme dhune. Nuk dua të identifikohem si qytetare e një vendi që ushtron dhunë", thotë Boguckaja.

Krim-Konflikt Ukrainischer Soldat mit Flagge 23.03.2014
Fotografi: picture-alliance/dpa

"Ripushtimi"

51 vjeçarja shkon në një nga parqet e qytetit ku gjendet një monument, një tank sovjetik i Luftës së Dytë Botërore. Ajo thotë se tanku shërben për të kujtuar luftën që u bë ndaj pushtueseve gjermanë, ndërsa tani jetojme nën një pushtues të ri.

"Djali im tani shkon në kasën e 11-të. Deri tani ka mësuar historinë e Ukrainës, ndërsa tani do të mësojë atë të Rusisë. Ai do të dëgjojë që Ukraina nuk është një shtet i mirë dhe gjuha ukrainase është thjesht një degëzim i gjuhës ruse. Unë i kam thënë atij: Në shkollë mëso për të marrë nota të mira, por në shtëpi do të të them historinë e saktë."

Liza Boguckaja ka vendosur të rrijë në Krime. Puna është vështirësuar që prej kohës kur Krimeja është bërë ruse. Pjesa më e madhe e klientëve tani kanë ikur në Ukrainë. Pa pasaportë ruse Liza Boguckaja nuk mund të përfitiojë as nga shërbimet shëndetësore falas. Ajo shpreson që Krimea t'i kthehet një ditë sërish Ukrainës. Për këtë ajo shkruan në Internet dhe ka më shumë se 10 mijë ndjekës. "Jam kërcënuar shpesh: fizikisht, psikologjikshit për fëmijët e mij, por nuk trembem. Do të vazhdoj."

Ukraine Russland Männer mit Flagge auf dem Krim
Fotografi: picture-alliance/dpa

Refuzimi i pasaportës ruse

Rreth 3.000 banorë të Krimesë si Liza Boguckaja, kanë refuzuar zyrtarisht pasaportën ruse. Të gjithë të tjerët tani janë formalisht shtetas rusë. Një nga ata është Ljuba, 21 vjeç, studente manaxhimi. "Unë e quaj veten peng të rrethanave. Unë nuk dola menjëherë në rrugë më flamurin rus për të marrë pasaportën ruse, por tani jam pjesë."

Shteti rus ka investuar shumë para që të mbajë gjallë entuziazmin tek shtetasit e rinj. Pensionet dhe rrogat u rritën, në disa raste madje u trefishuan. Stuendtja tregon se bursa e saj është rritur dhe merr dyfishin e asaj që marrin studentët në pjesën tjetër të Rusisë. Ljuba thotë se përpiqet të qendrojë neutrale. "Unë e dua Ukrainën. Më pëlqen më shumë gjuha ukrainase, se sa ajo ruse. Por edhe Rusinë e dua. Tani erdhi kjo situtatë dhe duhet pranuar."