1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Japonezi rekordmen Shinzo Abe

Peter Sturm
22 Shtator 2018

Partia në pushtet LDP e zgjodhi Abe-n për një herë të dytë si kryetar të saj. Me këtë ai shënon rekord në mbajtjen e postit.

https://p.dw.com/p/35Izl
Shinzo Abe
Fotografi: picture-alliance/dpa/AP Images/E. Hoshiko

Shinzo Abee pati vërtet sukses vetëm në jetën e tij të dytë politike. Përpjekja e parë si kryeministër përfundoi para më shumë se dhjetë vjetësh, vetëm pas një viti, pa lavdi. Dështimin e tij e pasuan vite mungese stabiliteti me shumë ndryshime në krye të qeverisë. Abe u riktheu japonezëve atë që me sa duket ata e çmojnë më shumë: parashikueshmërinë.

Partia në qeveri LDP tani e zgjodhi atë për herë të dytë si kryetar. Po ta konfirmojë parlamenti në nëntor në post, Abe ka mundësinë që të bëhet rekordmen në postin e kryeministrit. Po të arrijë pas kësaj që të largohet në kohën e duhur nga fusha, ndoshta do ta mbajnë mend për mirë jo vetëm për kohën sa ndenji në post.

Pa dyshim, pozicionimi i tij ndaj së kaluarës në luftë të vendit të tij të vë në mendime. Sado me kuptim të jenë përpjekjet e tij për të modifikuar kushtetutën pacifiste, në politikën e historisë ai nuk është në lartësinë e kohës. Me këtë, ai çon ujë pa nevojë në mullirin e kundërshtarëve të Japonisë.