1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jeremiç dhe Bakojani flasin për Serbinë dhe Kosovën

Niko Anagnosti / Athinë21 Janar 2008

Shefi i diplomacise serbe Vuk Jeremiç, që sot vizitoi Athinën, shprehu ankthin por edhe optimizmin e Beogradit se në raundin e dytë të zgjedhjeve populli serb do të votojë për kusin evropian të Serbisë.

https://p.dw.com/p/CvVB
Vuk Jeremiç, ministër i jashtëm i Serbisë
Vuk Jeremiç, ministër i jashtëm i SerbisëFotografi: DW

I pritur sot në Athinë nga shefja e diplomacisë greke por edhe presidenti Papulias, pikërisht një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi, shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiç, siç u duk qartë dhe në konferencën për shtyp, do të shprehte shqetësimin e Beogradit për udhëkryqin historik të Serbisë por edhe ankthin e tij për të gjetur mbështetje në përpjekjen e tij të fundit për të evituar shpalljen e njënshme të pavarësisë së Kosovës. ”Ajo çka është më e rëndësishme dhe më kritike javët e ardhshme është se ç’ rrugë strategjike do të ndjekim, do të mbetemi në proçesin e integrimit evropian apo do të ndjekim rrugë tjetër,” tha Jeremiç, duke shprehur optimizmin e tij ”se populli serb do të marrë vendimin e duhur”. Duke falenderuar homologen e tij greke, që më parë mbështetjen e kursit euroatlantik të Serbisë e kishte cilësuar ”vendim strategjik të Greqisë”, kërkoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Brukselin, në mos në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme, më 28 janar, të paktën në rastin më të parë, sikurse tha, dhe vlerësoi si hap pozitiv liberalizimin e vizave për Serbët javën e ardhshme.

Paralelisht me thekset e mëdha në konkretizimin e perspektivës evropiane të Serbisë dhe gjithë rajonit të Ballkanit perëndimor Jeremiç iu përmbajt kursit të njohur serb ndaj Kosovës duke e cilësuar atë ”pjesë të pandarë të Serbisë”, kërkoi një ”shans tjetër për dialogun pa të cilin”, sikurse tha, ” si mund të flitet për paqe dhe stabilitet” dhe vlerësoi si të pamjaftueshme rezolutën 1244 të Këshilli të Sigurimit për një mision të ri në Kosovë. ”Kosova është pjesë e Serbisë dhe mirëpresim një angazhim më të thellë të Bashkimit Evropian” tha Jeremiç duke theksuar se çdo modifikim apo ndryshim të misionit aktual kërkon vendim të ri të Këshillit të Sigurimit.

”E shohim me rezerva veçanërisht të mëdha eventualitetin e veprimeve të njëanshme që mund të çojnë në shpërthimin e një krize në rajon,” theksoi nga ana e saj Bakojani, një pozicionim që mund të ketë kënaqur mysafirin e saj, por që zonja e shtëpisë nuk harroi t`i kujtojë me shumë kujdes edhe caqet e solidaritetit kur tha se për Athinën është ”shumë e rëndësishme edhe ruajtja e unitetit evropian në çështjen e Kosovës”.