1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Jeta e të tjerëve" filmi më i mirë europian i vitit

Tomas Rautenberg4 Dhjetor 2006

Filmi "Jeta e të tjerëve" e regjisorit Florian Henckel von Donnermarck nderohet në Varshavë me çmimin e filmit europian të vitit 2006. Filmi është një dramë për sigurimin në ish-Gjermaninë Lindore

https://p.dw.com/p/Ar9Y
Skenë nga filmi "Jeta e të tjerëve"
Skenë nga filmi "Jeta e të tjerëve"Fotografi: picture-alliance/ dpa

Filmi gjerman "Jeta e të tjerëve" i regjizorit Florian Henckel von Donnermarck u nderua të shtunën në mbrëmje në Varshavë me çmimin e filmit evropian 2006. Akademia evropiane e filmit nderoi Ulrich Mühen si aktorin me të mirë dhe Donnersmarkun për libretin më të mirë.

Kur yjet e filmit evropian erdhën me limuzinat e tyre para Ekspoqendrës në Varshavë, perdet e dritareve ishin mbyllur me kujdes. Natyrisht jo pa shkak: Ceremonia, që zhvillohej për herë të parë si e tillë në një vend evropianolindor, mbahej në një zone të braktisur industriale. Por brenda sallave nuk kishte asnjë gjurmë të papastërtisë apo të së kaluarës, por ambjente të përshtatshme, për t´u prezantuar në mënyrë dinjitoze çmimin e filmit evropian njerëzve të filmit.


Fituesi i madh i mbrëmjes ishte filmi gjerman "Jeta e të tjerëve" e regjizorit Florian Henkel von Donnersmark. Historia për të përditshem e ish sigurimit të shtetit, për marrjet në pyetje, tradhëtinë dhe transformimin e njeriut u nderua si filmi me i mirë evropian. Dhe Ulrich Mühe u cilësua aktori më i mirë. Ulrich Mühe mori çmimin për aktorin më të mirë për rolin e tij si kapiten i shërbimit sekret të ish Gjermaninë Demokratike, Stasi.

Aktori 53 vjeçar u shpreh: "Eshtë e mrekullueshme. Sigurisht kemi ardhur këtu me pesë çmime dhe njeriu mendon, se do të ketë diçka. Gëzohem shumë për çmimin, sepse ai përbën një hap më tej se sa çmimet e të shumta kombëtare, për të cilat jemi gëzuar jashtë mase, por tani filmi del në botë. Dhe ky është një hap aq i madh, saqë ky film ka për të qenë i suksesshem edhe në bote."

Çmimin e filmit evropian për rolin me të mirë femeror këtë vit e fitoi Penelope Cruz në filmin "Volver", një prodhim spanjoll, për të cilin Pedro Almodovar fitoi çmimin për regjinë më të mirë.

Me fjalë prekëse falenderuan aktoret, regjizret dhe produzenti Roman Polanski, i cili është nderuar në Varshavë për vepren e jetës së tij. Evropa po ndryshon dhe ai ka ndjenjën. se ka qenë gjithnjë aty, tha Polanski para 1500 aktorëve, regjizorëve dhe kameramanëve.

"Si fëmijë kam luajtur në një teatër në Krakov një dramë sovjetike, të cilën erdhëm dhe e luajtëm edhe në Varshavë dhe këtu fitova çmim. Vite më vonë më thirri Andrzej Wajda dhe më dha një rol në filmin e tij "brezat" dhe 25 vjet më vonë, ishin kohët e solidarnostit, erdha këtu për të drejtuar një teatër."

Në historinë e tij 18 vjeçare, Çmimi i filmit evropian u dha për herë të parë në një metropol të Evropës Lindore. Ky është një hap i rëndësishëm, është më shumë se vetem simbolikë, shpreh bindjen presidenti i Akademisë së filmit evropian, Wim Wender. "Dje më 1 dhjetor vizitova pallatin mbretëror, një vend, ku është nënshkruar kushtetuta e parë evropiane. Kam menduar pastaj, prit një herë. Përse ne gjermanët, anglezët, apo francezët jemi kaq vanitozë, saqë mendojmë se ne jemi qëndra e Evropës? Mendoj që është një gjë e mrekullueshme për Poloninë, që çmimi i filmit u dha këtu. Po ashtu siç është e mrekullueshme të ndjesh që industria e filmit polak është pjesë e kulturës evropiane."