1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jo selfie me fletën e votimit

26 Shkurt 2017

Ministria e Brendshme gjermane do të ndalojë shprehimisht fotografimet me smartphone në kabinat e votimit.

https://p.dw.com/p/2YGjw
Landtagswahlen Sachsen-Anhalt Wahlkabine Hund
Fotografi: picture-alliance/dpa/R. Hartmann

Për të mbrojtur fshehtësinë e votimit duhet që në rregulloren e zgjedhjeve të bëhet shprehimisht e qartë që në kabinën e votimit ndalohen filmimet apo fotografimi , njofton revista "Der Spiegel" e cila citon burime qeveritare.

Kush nxjerr në kabinën e votimit smartfonin e tij, mund të përjashtohet prej komisionit nga votimi. Neni 33 i Ligjit Zgjedhor gjerman përcakton se votuesit duhet të votojnë në fshehtësi dhe pa u vënë re.

Wahlkabine USA Wähler
Fotografi: Getty Images/AFP/F.J. Brown

Në zgjedhjet presidenciale në SHBA, shumë qytetarë fotografuan në kutitë e votimit fletat e votimit dhe i postuan fotografitë në internet. Ndër ta ishte edhe një nga djemtë e fituesit të zgjedhjeve Donald Trump. Për shkak se kjo përbënte një shkelje të ligjit zgjedhor në shetin e Nju-Jorkut , djali i Trumpit e hoqi pas pak selfie-n e tij me votën prej rrjeteve sociale.