1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

280708 Anschlag Türkei

Ulrich Pick 29 Korrik 2008

Kohë të trazuara në Turqi. Fillimisht atentati i rëndë në Stamboll ku humbën jetën 17 vetë. Pas kësaj konsultimet e Gjykatës Kushtetuese turke për ndalimin e partisë qeveritare AKP.

https://p.dw.com/p/ElT8
Stamboll, 28 korrik 2008
Stamboll, 28 korrik 2008Fotografi: AP

Ende nuk dihet sfondi i atentatit, megjithëse janë përhapur mjaft teori. Por ende nuk ka prova të qëndrueshme për të zbardhur tërësisht ngjarjen. Ministri i brendshëm turk, Besir Atalai thekson:
"Qëllimi ynë është sqarimi sa më i shpejtë i kësaj ngjarjeje dhe gjetja e shpejtë e autorëve. Hetimet vazhdojnë në të gjitha drejtimet. Në këtë kontekst janë duke u analizuar edhe regjistrimet e kamerave të vëzhgimit."

PKK hedh poshtë lidhjen me atentatin

Se sa e paqartë është situata kjo duket në supozimet se PKK-ja mund të fshihet pas atentateve. Disa gazeta dhe politikanë e kanë shprehur këtë dyshim, u tha struktura e atentatit është një provë për këtë, po ashtu si edhe fakti i bombardimeve gjoja të suksesshme të ushtrisë turke në Irakun e veriut në fundjavë, për të cilat atentati ishte një lloj ndëshkimi.

Të hënë në mesditë, drejtuesi i seksionit politik të rëbelëve, Zubeyir Aydar hodhi poshte çdo lloj përgjegjësie të organizatës kurde. Nuk dihet nëse një deklaratë e tillë i përgjigjet së vërtetës. Sepse më së voni që nga rrëmbimi i tre alpinistëve gjermanë nga PKK-ja,. dihet se kjo organizatë nuk është e bashkuar, dhe se ushtri të ashtuquajtuar autonome mund të ndërmarrin aksione pa dijeninë dhe miratimin e kreut të PKK-së.

Apeli i Erdoganit

E parë kështu duhet pritur ende, duhet patur durim, të bashkuar kudnër atentatorëve - siç ishte edhe apeli i kryeministrit Erdogan:"Kjo ditë është një ditë e bashkimit dhe solidaritetit. Sa më shumë të bashkuar dhe të solidarizuar jemi kundër terrorit aq më shumë të sukseshëm do të jemi. Terrori duhet të humbë mbështetjen në popull. Këtë duhet të arrijmë. Po qe se populli vazhdon të mbështesë organiazata terroriste dhe përfaqësuesit e tyre politikë, atëherë terrori ndjehet kështu i konfirmuar dhe i fortë."

Thirrja e Erdoganit për bashkim kombëtar nuk duket se lidhet vetëm me viktimat dhe familjet e tyre, por ndoshta është një sinjal për procesin e ndalimit të partisë qeverisëse AKP. Ditën e hënë (28.07) gjykata kushtetuese zhvilloi konsultimet e fundit në këtë proces. Se kur do të publikohet vendimi mbetet ende e hapur, megjithatë ministri i drejtësisë, Mehmet Ali Sahin u shpreh: "Asnjëherë më parë nuk është ndjekur një proces kundër një partie në Turqi me kaq interes nga opinioni botëror. Në të vërtetë para gyqit nuk po kontrollohet një parti, por po vihet në provë para syve të botës drejtësie turke."

Procesi për ndalimin e AKP-së

Prokuroria e përgjithshme që ka ngritur padinë, e akuzon partinë islamike-konservative, AKP për groposjen e laicizmit në Turqi dhe instalimin e një Republike islamike. Thuhet se ndalimi i partisë është gati i sigurtë, pasi 8 nga të 11-të gjykatësit konsiderohen si kritikë të AKP-së dhe vetëm 7 vota mjaftojnë për mbylljen e votimit. Por nuk dihet nëse vendimi do të jetë kundër AKP-së. Këshilltari i Gjykatës, Osman Can është shprehur për rrëzimin e padisë dhe kërkesën për ndalimin. Nga AKP nuk del rrezik akut për demokracinë në Turqi.