1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Këln: personi u devijon kontrolleve - bllokohet aeroporti

30 Maj 2016

Në aeroportin e Këln-Bonit u dha alarm dhe u bllokua Terminali 1, pasi një person u devijon kontrolleve duke kaluar zonën e sigurisë. Si rrjedhojë Terminali 1 është avakuuar dhe pasagjerët po kontrollohen sërish.

https://p.dw.com/p/1Ix6k
Flughafen Köln/Bonn
Fotografi: picture-alliance/dpa/O. Berg

Terminali 1 në aerportin e Këln-Bonit në Gjermani është bllokuar. Avionët që ndodheshin në pistat e nisjes u detyruan të kthehen në pozicionet e parkimit. Sipas të dhënave të policisë një person ia ka dalë që ta devijojë zonën e sigurisë pa iu nënshtruar kontrolleve.

Policia federale ndërkohë e ka ndaluar personin, që ia kishte dalë të kalonte zonën e sigurisë pa u kontrolluar. "Eshtë identifikuar një person mashkull dhe ndërkohë është dërguar në pikën e policisë federale", tha një zëdhënëse e policisë federale. Detaje të tjera ajo nuk donte të deklaronte.

Sicherheitskontrolle Köln Bonn Flughafen Fluggastkontrolle Konrad-Adenauer-Flughafen
Fotografi: picture-alliance/dpa/P.Eckenroth

Ekspertët ndërkohë janë duke kontrolluar zonën e sigurisë me qen që nuhasin për lëndë shpërthyese. Terminali 1 u bllokua dhe u evakuua. Të gjithë pasagjerët janë duke u kontrolluar sërish.

Avionët që ndodheshin në pistat e nisjes u kthyen në parkim

Pesë avionë që ndërkohë ishin gati për nisje në pistë për arsye sigurie u udhëzuan të kthehen në pozicionet e parkimit. Pasagjerët duhet të qendrojnë në bord, sipas udhëzimit të komunikuar nëpër avionë.

Një zëdhënës i aeroportit tha, se puna në aeroport po vazhdon. Në Terminalin 2 po vazhdojnë normalisht uljet dhe ngjitjet e avionëve.

Deutschland Flüge am Flughafen Köln Bonn gestoppt
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Becker

Sipas këtyre të dhënave është krijuar një shtab krize i Ministrisë së Brendëshme.

Kjo është hera e dytë që ndodh një incident i tillë në aeroprt. Në fillim të marsit një grua e re i devijoi teknikës së sigurisë në aerportin e Këln-Bonit duke shkaktuar kësisoj evakuimin e seksionit të aerportit të Terminalin 2. Rreth 1000 pasagjerë u prekën si rrjedhojë nga ky veprim. Me ndihmën e imazheve të regjistruara nga kamerat në mars u identifkua një 23 vjeçare - një police në uniformë civile - e cila u ndalua.