1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Këshilla e ministrave të jashtëm të BE: Durim dhe jo veprime të pamenduara

Bernd Riegert10 Dhjetor 2007

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian u përpoqen ditën e hënë për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët në çështjen e Kosovës. Politikës kosovare i këshillohet maturi.

https://p.dw.com/p/CZs8
Ministrat e jashtëm të BE-sëFotografi: AP

Në takimin e minstrave të jashtëm të BE-së në Bruksel një gjë ishte e qartë: Shpresa për kompromis mes shqiptarëve dhe serbëve duhej varrosur. Për këtë mosgadishmëri për kompromis ju adresuan kritika nga BE-ja të dyja palëve, si kosovarëve ashtu edhe serbëve. Ministri i jashtëm gjerman, Shtajnmajer u shpreh se të dyja palët thjesht këmbëngulën në pozicionet e tyre."Tani në fund nuk është më fjala për mungesë kohe apo rasti për të shkëmbyer opinionet. Në fund është fjala për mungesën e një gadishmërie politike për gjetjen e një zgjidhjeje politike."

Pro dhe kundër pavarësisë në BE

Serbia refuzon të lëshojë Kosovën dhe m bështetet nga Rusia. Shqiptarët e Kosovës këmbëgulin për pavarësi duke u mbështetur nga Amerika. Ndërsa në be përveç Qipros të gjitha shtetet anëtare janë të gatshmetë njohin pavarësinë e Kosovës dhe të dërgojnë një mision të Be-së në vend. Kjo u vu re edhe në takimin e ministrave të jashtëm. Qiproja i trembet një rasti precedent, ku pas Kosovës edhe Turqia do të njihte pjesën veriore të Qipros si një shtet më vete. Ndërsa shqetësimet e Greqisë, Spanjës, Sllovakisë, që ishin kundër një pavarësie të njëanshme arritën të sheshoheshin nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia. Megjithatë BE do të fitojë edhe disa muaj kohë. Madje shtetet e BE-së do ta njihnin Kosovën si shtet të pavarur në disa faza dhe jo menjëherë.

Duhet pritur akoma

Qeverisë kosovarë ju dha këshilla për durim. Duhen pritur zgjedhjet në Serbi me qëllim që të mos forcohen elementët radikalistë, u shpreh ministri i jashtëm i Luksemburgut, Zhan Asselborn:

"Ne duhet të mënjanojmë pavarësinë e njëanshme të Kosovës dhe të vazhdojmë procesin. Këtë proces duhet ta përfundojmë pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi."

BE do të niste një mision të madh për ngritjen e institucioneve shtetërore në Kosovë. Frank Valter Shtajnmajer: "Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për të bërë detyrën e vet, në mënyrë që në rajon të garantohet zhvillimi e stabiliteti në plan afatgjatë. Ne do të ndikojmë tek faktorët në rajon, në mënyrë që aty të mos ndërmerren veprime të pamenduara. Ne do t'i sigurojmë të dyja palët që ne nuk jemi vetëm të interesuar, por edhe të angazhuar për të garantuar stabilitetin."