1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kampionë në korrupsion!

10 Dhjetor 2005

Sistemi gjyqësor në Shqipëri ka rezultuar më i korruptuari. Të dhëna tronditëse të publikuara në Shqipëri, treguan se e drejta në Shqipëri shitet dhe blihet për 10 mijë euro

https://p.dw.com/p/Aqrx
Të ëmbla dhe të hidhura!
Të ëmbla dhe të hidhura!Fotografi: AP

Anketimet e qytetarëve nuk donin koment kur pyeteshin luftën kundër korrupsionit dhe efektin helmues të tij në një shoqëri si kjo e Shqipërisë ku mungesa e ndëshkimit për cënimin e të drejtës gjeneron infektimin në masë nga korrupsioni. Sistemi gjyqësor në Shqipëri rezultoi nga anketimet si më i korruptuari.

Qeveria e kryeministrit Berisha e ka shpallur luftën kunder tij si prioritetin e prioriteteve të saj. Por ajo po merr kritika të forta nga socialistët opozitarë, të cilët humbën pushtetin në 3 Korrikun e kaluar edhe për përhapjen e korrupsionit në çdo kapilar te administratës shtetërore dhe publike.
Ndonëse në kohën kur PS ishte në pushtet pagat e punonjësve në sistemin gjyqësor nuk ndryshuan në mënyrë domethënëse, kryetari i ri i socialistëve, Edi Rama, kritikoi mungesën e një fondi të posaçëm në buxhetin e vitit 2006 për shtesë page. "Çfarë lufte kundër korrupsionit do të bëjë Zoti Berisha, çfarë përmiresimesh do te sjelle ai ne sistemin gjyqësor në rast se në këtë projektbuxhet nuk ka asgjë për të stimuluar njerezit qe punojn ene kete sistem me paga më të larta"- tha ai gjatë diskutimeve që po bëhen në komisionet parlamentare për projektbuxhetin e vitit 2006.
Pagat e ulta shihen nga opinioni publik në Shqipëri si një nga shkaqet kryesore që gjenerojnë korrupsionin jo vetem ne sistemin gjyqesor por edhe në atë arsimor dhe shëndetesor. Në luftën e saj politike, opozita socialiste i quan demagogji premtimet e Berishës për luftë efikase kudër korrupsionit nëse nuk në strategjitë qeveritare nuk futet edhe rritja e pagës. Ajo përshëndeti pushimin nga puna të një arsimtari dhe mjeku në Tiranë pas denoncimit për marrje rryshfeti por e konsideroi të mangët luftën vetëm me masa administrative të pashoqëruara me rritjen e pagës.
Por organizata të shoqërisë civile, sociologë dhe studiues e shohin çështjen në fjalë në mënyrë më komplekse se sa rritja e pagave. Një element thelbësor sipas tyre është edukimi i qytetarëve për të mos i dhënë rryshfet përfaqësuesve të administratës shtetërore që marrin pagë për sherbimet që u ofrojnë atyre.