1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kampionati evropian i futbollit për të pastrehët

Vibeke Fink29 Qershor 2015

Tetë ekipe nga vendet evropiane marrin pjesë në kampionatin e të pastrehëve në Berlin. Në kampionat marrin pjesë edhe refugjatë, të varurit nga droga dhe të pastrehët. Një rol të veçantë këtu luan Fair-Play.

https://p.dw.com/p/1FoiR
Homeless Cup
Homeless CupFotografi: DW/V. Fink

Ora 19.30, para Ambulatoriumit - një sallë në oborrin e një ish-fabrike në Berlin. Sapo ka ardhur një ekip nga Belgjika dhe para hyrjes tregojnë aftësitë e tyre me top. Shikuesit janë të entuziazmuar: "Ata janë favoritë."

Vjen një minibus dhe sjellë ekipin nga Berlini Ocker Beige. Një ekip i pëzier i moshës prej 35 - 55 vjeç. Burrat e ekipit: Ole, Ralf, Roger, Stanislav, Stefan dhe kapiteni Christian (2 të tjerë nuk duan t'u përmendet emri) janë gati të gjithë të pastrehë. "Të mbetesh pa kulm mbi kokë mund të ndodhë shumë shpejt - humbë vendin e punës, njëri prej partnerëve apo një fëmijë vdes, të prek ndonjë sëmundje e gjatë - dhe shumë shpejt del nga kornizat e shoqërisë. Kjo mund të sjell një vetmi shumë të madhe. Ndërsa loja e futbollit të sjell të paktën një pjesë të normalitetit", thotë sociologu, Andreas Abel. Ai së bashku me kolegen e tij Stefanie Seeëald, kujdeset për zbatimin e projektit të futbollit për të pastrehët në Gangway, një shoqatë e cila organizon këtë turne.

Kush merr pjesë?

Fair Play
Fair PlayFotografi: DW/V. Fink

Ngadalë vijnë edhe ekipet e tjera dhe ulen rreth tavolinave të përgatitura. Ato përfaqësojnë: Hungarinë, Poloninë, Lituaninë, Holandën, Belgjikën, Austrinë dhe Gjermaninë. Por do të vijnë edhe kombe të tjera. Nocioni "homeless" ka në anglisht një domethënie të gjërë. Në këto ekipe mund të jenë përveç të pastrehëve edhe azilkërkuesit, të varfërit dhe të varurit nga drogat. Në Berlin janë ftuar edhe "Champions ohne Grenzen", një ekip i refugjatëve. Katrin Kretschmer thotë se shkëmbimi është më i rëndësishmi - edhe me ekipet ndërkombëtare.

"Ideja në fillim ka qenë që të luajnë ekipet e të pastrehëve. Ndërkohë në një qytet si Hamburgu ka 20 ekipe dhe atje zhvillohet një kampionat", pohon Abel. "Ne në Kiel luajmë gjithnjë e më shpesh me Streetsoccer normalë. Na kanë ftuar madje edhe në kupën e policisë. Edhe ekipet e sipërmarrjeve të mëdha vijnë dhe luajnë ndeshje me ekipet Homeless."

Rregullat e lojës?

Ekipet luajnë sipas rregullave të Streetsoccer. Loja zgjatë 2x7 minuta në një Street Court prej 15x10 metra. Tetë lojtarë ka secili ekip - katër në fushë dhe katër rezervë, si dhe një portjer. Ndeshjet në grupe kanë vetëm një mediator - nëse ka ndonjë mosmarrëveshje. Nga gjysmëfinalja ka edhe referë në fushë. Në Berlin këtë rol e luan punëtori social, Stephan von Dossel. Ka edhe çmime: katër kupa për ekipet e para. Wouter Blockx, shoqëruesi i ekipit belg, shpjegon se vet lojtarët kanë vendosur në Belgjikë që të mos ketë fitues. "Me rëndësi është atmosfera. Ata duan të njihen me kundërshtarët e tyre dhe në vend se të flasin për problemet e përditshme, ata flasin për futbollin. Kjo u jep energji dhe motivacion për një muaj të tërë.“

Në mbrëmje disa ekipe janë kaq të lodhura sa që nuk mund të hanë darkë. I fundit erdhi ekipi nga Austria - gjashtë lojtarë mes 19 - 25 vjeç, azilkërkues nga Somalia dhe Afganistani. Trajneri dhe shoqëruesi i tyre është një austriak. Flitet se ata kanë një ekip të mirë. Më i riu, 15-vjeçari Mohammed Omar, është azilkërkues nga Somalia. Në Homeless Cup ka ardhur duke i falënderuar shoqërimit me Rohullah, i cili ka qenë edhe më përa në këtë ekip. Ai do të kryejë shkollën dhe të fillojë përgatitjen për automekanik. Me 2014 ka qenë edhe në Homeless World Cup në Kili, dhe ëndërron që një ditë të bëhet futbollist profesionist.

Fillimi i lojërave

Ditë me diell në Breitscheidplatz, në qendër të Berlinit. Janë mbledhur edhe shumë turistë për të shikuar. Në ndeshjet në grupe vërehen shpejt edhe favoritët: "Champions ohne Grenzen" nga Austria i fitojnë ndeshjet e tyre me rezultat të bindshëm. Dëshpërimi i parë për ekipin nikoqir "Ocker Beige" - dy ndeshje, dy humbje.

Ende ekziston një shans i vogël që të përmirësojë pozitën përmes pikëve të fituara për Fair Play. Sepse secila ndeshje vlerësohet nga kundërshtari edhe për Fair Play. Pas pushimit të drekës ndeshjet vazhdojnë. Ndodhë edhe befasia e parë e madhe: Champions ohne Grenzen humbin nga ekipi i Lituanisë. Në finale ndeshen ekipet nga Lituania dhe Austria. Ekipi nga Berlini Ocker luan për vendin e pestë.

Ndeshje interesante
Ndeshje interesanteFotografi: DW/V. Fink

Kundërshtarët e vërtetë

Tani vjen ajo që e bën turneun të veçantë. Belgët dhe holandezët luajnë për vendin e fundit. Ata ndërrojnë fanellat. I përziejnë madje edhe lojtarët mes vete. Askush nuk e di se kush me kë dhe kundër kujt po luan. Disa lojtarë nuk e dinë se në ç'drejtim duhet të shkojnë me top. Një ndeshje me shumë kënaqësi dhe argëtim. Megjithatë Ole dhe kapiteni Christian nga Ocker Beige, janë tepër të frustruar. Ata kanë fituar kundër Holandës. Në ndeshjen kundër Hungarisë, pjesa e parë shkon shumë mirë, por tani nuk shkon më. Bëjnë zëvendësime të gabuara, vendimet e referit janë të kontestueshme... ata nuk kanë dashur patejtër të fitojnë turneun. Por me siguri që kanë synuar një pozitë më të mirë. Në fund zënë vendin e gjashtë.

Lojtarët afganë nga ekipi austriak kanë zbuluar se në ekipin Champions ohne Grenzen ka poashtu shumë afganë. Ata së bashku bëjnë muzikë, këndojnë, vallëzojnë dhe brohorisin. Iu bashkangjiten edhe ekipet e tjera. E gjitha duket si një familje e madhe ndërkombëtare. Deri në finale kanë mbetur edhe dy ndeshje.

Finalja

Lojtarët e rinj nga Austria përpiqen me të gjitha mjetet. Por në fund fiton ekipi nga Lituania. Ata kanë ardhur me pesë lojtarë: Zanas, Stas, Deima, Mantas, Kaius dhe portjerin Marius. Tre prej tyre janë mbi 50 vjeç, një 43 dhe dy më të rinj. Në mesin e tyre ka dhe lojtarë që kanë pasur probleme me alkool. Më të moshuarit të gjithë kanë qenë lojtarë të dikurshëm profesionist. Mantas ka luajtuar madje edhe për ekipin kombëtar U21 në Lituani - deri sa nuk filluan problemet me alkoolin. Tani kanë filluar sërish të luajnë "Futsal, Streetsoccer, për ekipin kombëtar Homeless." Ndaj fitorja nuk befason.

Homeless Cup
Kupat e (pa)rëndësishmeFotografi: DW/V. Fink

Aktori dhe regjisori gjerman Detlev Buck, në një afmosferë shumë të këndshme, ua dorëzon fituesve çmimet e fituara. Fitues evropianë në Homeless Cup: Litaunia. E dyta Austria, e treta Polonia - një ekip i përzier i burrave dhe femrave. Kupa për Fairness shkon natyrisht në duart e - belgëve.