1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kana ndalon veshjen myslimane burkini në plazhe

PP (dpa, afp)14 Gusht 2016

Qyteti turistik i Kanës, në Francë, ndalon me ligj përdorimin e veshjes tradicionale myslimane të grave në plazhe për arsye sigurie.

https://p.dw.com/p/1Ji9P
Fotografi: picture-alliance/dpa/R.Haid

Një gjykatë në Nicë e la në fuqi ndalimin e mbajtjes së burkinive të vendsur në Kanë (Cannes). Administrata e Kanës njoftoi se Gjykata Administrative në Nicë nuk e pezulloi urdhërin për ndalimin e përdorimit të këtij kostumi special banje. Burkini mbulon të gjithë trupin dhe atë e përdorin gratë myslimane që duan të respektojnë një interpretim tepër radikal të fesë islame.

Ndalimi i burkinive u vendos me dekret në fund të korrikut prej kryetarit konservator të bashkisë së Kanës, David Lisnard.

Burkini Schwimmbad Berlin
Fotografi: picture-alliance/dpa/S.Pilick

Qyteti turistik i Kanës, në Francë e ndaloi me ligj përdorimin e veshjes tradicionale myslimane të grave në plazhe për arsye sigurie.

Ndalimi i të ashtuquajturit burkini në brigjet franceze gjatë këtij sezoni turistik vjen pas sulmit më të fundit terrorist në afër Nicës, ku dy persona të armatosur morën peng një kishë në veri të Francës, duke vrarë priftin.

Kryebashkiaku i Kanës, David Lisnard tha se kushdo që shkel normën e re për kostumet e plazhit do të gjobitet. Lisnard tha se femrave të veshura me burkini do t'u kërkohet të ndryshojnë veshjen ose të largohen nga plazhi.