1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kancelari Schröder në Afrikën e Veriut

Thomas Nehls; Rüdiger Maack16 Tetor 2004

Për herë të parë në këto 30 vitet e fundit një kancelar gjerman qëndroi për një vizitë në Algjeri. Gerhard Schröder bisedoi në Algjeri me presidentin Abdelaziz Bouteflika për marrdhëniet bilaterale dhe një lidhje më të ngushtë të Algjerisë me Bashkimin Evropian.

https://p.dw.com/p/ArRw
Kancelari gjerman Schröder
Kancelari gjerman SchröderFotografi: AP

Muamer Gadafi i cili u takua dy herë me kancelarin Schröder siç duket ka gjetur një mik për jetën e mëtutjeshme politike. Dhe mysafiri nga Berlini sillej në atë mënyrë që të evitonte përshtypjet se vizita ishte vetëm një masë e ndërrmarrë për firmat gjermane. Disa herë ai lavdëroi ndërrimin e kursit libian dhe kthimin e vendit në bashkësinë ndërkombëtare. Të dyja vendet presin shtimin e volumit tregtar.

Megjithatë në bisedime nuk janë anashkaluar as temat e mprehta, tha Schröder:

"Natyrisht në bisedime nuk kam lënë jashtë asnjë prej temave posaçërisht të ndjeshme. Përkundrazi. Për to është folur intensivisht", tha Shröder.

Rreth propozimit të ministrit të tij të brendshëm Otto Schily që në Afrikën e Veriut, përshembull në Libi të ngriten kampe për pranimin e refugjatëve, kancelari Schröder u prononcua me shumë finesë:

"Ne folëm rreth kësaj por në veçanti diskutuam çështjen se çfarë mund të bëhet që njerëzve tu ofrohet një perspektivë në vendlindjen e tyre. Kjo ishte me interes parësor për të. Dhe unë nuk kisha arsye që ta kundërshtoja", tha Schröder.

Hollësitë, përshembull forma institucionale e stacioneve të tilla të vërtetimit të lëndëve të refugjatëve nuk janë theksuar në takim. Çështjet ekonomike dhe gjendja aktuale e mërrdhënieve bilaterale ishin dy linjat e mëdha të politikës botërore që u kushtuan vëmendje Shröder dhe Gadafi. Diskursi mund të vazhdohet pastaj në Berlin. Kancelari Shröder ka ftuar për vizitë Gadafin por pa saktësuar ndonjë termin.

Ashtu si në Libi kancelari gjerman u angazhua të shtunën edhe në Algjeri për një mbështetje më të fuqishme në Bashkimin Evropian. Ratifikimi i një marrëveshje asociimi nuk do të sjell më përfundimisht investimet e huaja në vend, tha Schröder dhe lavdëroi reformat ekonomike algjeriane.

Kur u përmend luftimi i terrorizmit kancelari gjerman nënvizoi se është e pakuptueshme që sot të mirren vendime paushalle për islamin dhe myslimanët. Njërëzve duhet tu ofrohet një perspektivë ekonomike në mënyrë që ata të mos instrumentalizohen prej forcave ekstremiste, theksoi Schröder.

Pa alaudim në kritikën e brendshme Shröder vërtetoi se presidenti Bouteflika i rizgjedhur në pranverën e këtij viti dëshiron të shpiej përpara vendin në rrugën e shtetit juridik, demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Përkrah shtimit të volumit tregtar Republika Federale e Gjermanisë është e interesuar edhe për intensifikimin e marrëdhënieve kulturore dhe shkencore.

Vizita e Schröderit në Algjeri është një shenjë për atë se përkrah Francës edhe pjesa tjetër e botës e pranon që Algjeria pas një dekade të errët të një lufte të pashpallur qytetare do të pranohet sërish në bashkësinë ndërkombëtare. Dhe si në Libi ashtu dhe në Algjeri para së gjithash fjala ishte për ekonominë. Qeveria algjeriane planifikon të shpenzoj në vitet e ardhshme 50 miliardë euro për ndërtimin e rrugëve, shtëpive, firmave dhe hekurudhave. Dhe firmat gjermane duhet të investojnë.