1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kancelari Shrëder dorëzohet pas pesë vitesh si kryetar i PSD

Hanz Dylong7 Shkurt 2004

Gerhard Shrëder vendos të mos jetë më kryetar i SPD (Partisë Social Demokrate Gjermane). Në të ardhmen SPD-në do ta udhëheq Franc Myntefering. Një zhvillim befasues qe vjen si pasoje e gjendjes se krijuar ne kete parti.

https://p.dw.com/p/Ar7j
Kancelari Gerhard Schrëder dorëzohet .Pas gati pesë vitesh, ai dorëzon këtë post, i cili i takoi natyrshëm pas dorëheqjes se Oskar Lafontenit. Edhe atëherë Kancelari nuk kishte deshire për këtë post, por kujt i takonte që të bëhej kryetar partie përveç atij? Tani përgjigja është: Franc Mynteferingut. Tani duket se nuk është vendim i detyrueshëm, por më shumë si rrjedhoje llogjike, meqë largimi i anëtarësisë nga Partia dhe humbjet zgjedhore nëper Republika, janë dukuri që po mbizotërojnë gjendjen e përkeqësuar në Parti.

Një lidhje emocionale në mes të Shrëderit dhe bazës se SPD-së nuk qe krijuar asnjëherë. Dhe kjo u bë edhe më e rëndë kur politika reformuese e Kancelarit hasi në pakënaqësi të bazës se Partisë. Drejtësia sociale sikur nuk po merrej parasysh nga Shrëder, kritikonte baza. Kjo nuk do të ndryshoj as nën udhëheqjen e kryetarit të tanishëm Myntefering. Por mund të ndryshoj disi në problemet që ishin të pranishme, lidhur me shpjegimin e bazës për domosdoshmërinë e reformava politike. Mynteferingu, tejet lojal ndaj Kancelarit, gjithësesi i ka shanset më të mëdha për të rritur perkushtimin në Parti, sepse ai tek baza gëzon më shumë simpati. Kjo mund të sjellë suksese, meqë do kete ndarje te punës më mirëkuptim , e cila i duhet Kancelarit,që të ketë kohë e energji më të bollshme për të vazhduar procesin e reformave. Myntefering i bën punët e Partisë, e sqaron atë për të rritur përkrahjen, ndërsa Shrëder merret me jetësimin e reformave.

Megjithëatë politika nuk lejon të ndodhin zhvillime si në skemat në letër. Myntefering mund të jetë shumë lojal ndaj Kancelarit, por, megjithatë, atij i duhet autoritet edhe në llogari të Kancelarit, që të mund të udhëheq Partinë.
Këtu i ka shpresat tani baza e Partisë. Anëtarësisë nuk i mjafton vetëm ndërrimi i personave në krye të Partisë. Me Mynteferingun si kryetar fraksioni parlamentar dhe kryetar i partisë, gjithësesi do të krijohet epiqëndra e dytë autoritative në parti, përveç asaj të Kancelarit.

Tani pritet se si do të reagoj opinioni i gjërë, i cili, nëse mund t’u bësojmë anketimeve, çdo herë e më shumë ia kthente shpinën SPD-së. Kjo vinte nga ndikimi i reformave politike, të cilat, sipas Gerhard Shrëderit, megjithëatë, duhet të vazhdojnë. Një kryetar i ri nuk do të mund të ndikoj shume, kur merren parasysh rrethanat e krijuara. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe disa zgjedhje në republika e Gjermanisë nuk do të jenë më të suksesshme, edhe pse ndodhën këto ndryshime. Megjithatë, parashikohet që Mynteferingu të riktheje motivin e votuesve besnik të SPD, por kjo nuk do të mjaftoj që Partia t’i fitoj këto zgjedhje.

Me dorëheqjen nga kryetari i Partisë, Shrëderi i thotë lamtumirë një posti të padëshirueshëm. Prandaj nuk duhet ta ketë patur të vështirë të marrë këtë vendim, edhe pse ai vazhdimisht e ka trajtuar si problematike ndarjen e funksioneve të Kancelarit dhe të kryetarit të partisë qeverisëse. Me Mynteferingun lojal kjo ndarje edhe mund të funksionojë, por i sigurt nuk do të të jetë edhe vete Gerhard Shrëderi.