1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kancelarja gjermane Angela Merkel takohet me presidentin rus Putin në Soçi

Anke Mai21 Janar 2007

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti rus Vladmir Putin, do t´i evitojnë në të ardhmen irritimet në çështjet e energjisë

https://p.dw.com/p/Aqxt
Merkel dhe Putin në Soçi
Merkel dhe Putin në SoçiFotografi: AP

Merkel u takua të dielën për disa orë me presidentin rus Vladimir Putin në Detin e Zi. Përsa i përket temës së Lindjes së Afërt, të dyja palët theksuan se e mbështesin takimin e kuartetit për Lindjen e Afërt më 2 shkurt në Uashington.

Rendezvous në rivierën ruse. Kancelarja gjermane vizitoi presidentin rus Putin në vendin e tij të pushimeve Sotçi në Detin e Zi. Por pritja në dhomën e oxhakut në residencën verore ishte disi e rezervuar, Putini dukej pak i stresuar. Por qeni i tij i zi, labradori Koni e zbuti situatën.

Shefi i Kremlinit e ka kthyer rezidencën e tij verore gjithmonë e më shpesh në një qendër të diplomacisë. Pamja paqësore e qytetit, i cili konkuron për Lojrat Olimpike 2014 nuk shkon fare me seriozitetin e temave. Merkel erdhi edhe si presidente e BE-së dhe G-8-së tek Putini.

Në qendër të takimit ishte interesi i përbashkët në marrëdhëniet stabile për furnizimin me gaz dhe naftë. Ndalimi i furnizimit me gaz nga ana ruse përpara 2 javësh, shkaktoi irritime tek bashkësia ndërkombëtare.

Kancelarja Merkel tha: "Unë nga ana ime u tregova e qartë se komunikimi në raste të tilla të vështira duhet të përmirësohet, në mënyrë që të evitohen irritimet, sepse fundja duam të kemi marrëdhënie stabile dhe afatgjata."

Marrëdhëniet aktuale me Kremlinin janë relativisht të ndera. Konflikti në Çeçeni, dënimi me burg për biznesmenin e naftës Mihail Kordokovski, i cili e kritikon sistemin rus, defiçitet në sistemin demokratik, shkelja e lirisë së shtypit dhe të drejtave të qytetarëve, roli i Moskës në Gjeorgji dhe zënkat me Poloninë - të gjitha këto janë tema që e shqetësojnë bashkësinë ndërkombëtare.

Vitet që Perëndimi i quante si vite liberale, e që Rusia udhëhiqej nga Boris Jelzin dhe takimet që zhvillohehsin në banjot turke me Helmut Kohlin, kanë kaluar tashmë. Edhe miqësia mes Putinit dhe Schröderit nuk pati efekte afatgjata në marrëdhëniet shtetërore. Tani toni i bisedimeve me Rusinë, është ktyher në një ton biznesi, pa shumë emocione.

Edhe Schröder ka qënë në Soç kur ishte kancelar i Gjermanisë. Në gusht të vitit 2004, së bashku me presidentin francez Jacques Chirac. Pak ditë para takimit të tri politikanëve u zhdukën pothuajse në të njejtën kohë dy aeroplanë që ishin nisur nga Moska nga radarët. Njëri prej tyre ishte nisur për në Volgograd, tjetri për në Soçi. Thuhej se "vejushat e zeza" nga Çeçenia kishin hedhur veten në erë në këto aeroplanë, duke shkaktuar kështu vdekjen e 90 njerëzve.