1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kapitull i pafund i historisë gjermane

Marcel Fürstenau9 Shkurt 2006

Nga njëra anë shërbimi sekret, Stasi që prej 16 vitesh i përket historisë, nga ana tjetër efekti i tij vazhdon të luajë rol ende në Gjermani

https://p.dw.com/p/Aqqx
Dosjet e Stasit
Dosjet e StasitFotografi: dpa - Bildfunk

Që hijet e së kaluarës mund të jenë të gjata, gjermanët e përjetojnë herë pas here në rastin e shërbimit sekret të RDGJ-së. Për Gregor Gisin shërbimi sekret i Gjermanisë demokratike edhe 16 vjet pas ribashkimit gjerman është prezent, pasojat e të cilit ai i ndjen personalisht. Dosjet e shërbimit sekret që prej kohësh të bënin të supozosh, se avokati Gysi ka bashkëpunuar me aparatin e spiunëve. Spektakular qe në këtë kontekst rasti i kritikut të regjimit Robert Havemann, që vdiq në vitin 1982, avokat i të cilit ishte Gysi. Akuza e ngritur më vonë ishte se ai jo vetëm i ka ndihmuar mandantit, por më shumë e ka dëmtuar përmes informatave për ministrinë e brendshme.

Para gjyqit Gysi u mbrojt disa herë me sukses. Parlamenti gjerman jo vetëm që i hoqi imunitetin në mesin e viteve 90, por kundër zërave të socialisteve të majtë dhe të liberale arriti të marrë vesh se Gysi kishte qenë punonjës i Stasit (shërbimit sekret). Një debat që vazhdon ende, pasi gazetarët kanë kërkuar sërish të shohin dosjet.

Një gjë të tillë Gysi do ta pengojë, ndërsa drejtuesja e zyrës me dosjet e sigurimit, Marianne Birthler, do ta nxjerrë materialin: "Ne gjithnjë duhet të zgjedhim një të mesme ndermjet mbrotjes të të drejtave të personit dhe interesit për sqarim nga ana tjetër. Dhe këtu bëhet fjalë për dosje, që kanë shumë rëndësi lidhur me raportin e opozitarëve dhe avokatëve të tyre në Gjermaninë Demokratike."

Ndryshe nga Gregor Gysi për trajnerin e patinatorëve, Ingo Steuer tanimë nuk ka aspak dyshim, se ai ka punuar për sigurimin. Si aktivist i ri kampioni i patinazhit i vitit 1997 ka spiunuar atletët e tjerë dhe kjo është arsyeja përse komiteti nacional olimpik nuk e
zgjodhi për lojerat dimërore që fillojnë të premten në Torino.

Zëdhënësi i partisë liberale për çështjet e sportit, Detlef Parr, e konsideron të gjithë rastin skandaloz sepse faktet kryesore kanë qenë të njohura që në fillim të viteve 90: "Pra duhet parë, se këtu siç duket në kohën, kur të dhënat ishin si sot nuk është reaguar në mënyrë energjike nga ana e sportit. Dhe zgjidhja për të ardhmen mund të jetë vetëm, që të krijojmë kritere unike. Si e vlerësojmë këtë që del nga zyra e dosjeve të sigurimit? Dhe çfarë konsekuencash ka?"

Po të kishte kritere unike, do të ishte zgjidhur prej kohësh edhe rasti i gazetarit, Hagen Boßdorf. Koordinatori i sportit të kanalit të parë ARD duhej të bëhej shef i redaksisë së sportit në kanalin televiziv gjermanoverior. Por për shkak të mossqarimit të kontakteve me sigurimin askush nuk merr guximin t'a punësojë.

Në rastin e Boßdorfit, Steuer, Gysi apo të tjerë, politikani i liberalëve për çështjet sportive shtron në radhë të parë një pyetje:
"Përse nuk vetëdenoncohen ata që kanë punuar në sigurim dhe t'i shpjegojnë shkaqet përse e kanë lënë vetën të shpërdorohen në atë mënyrë. Pritet më shumë ndershmëri nga ana e tyre. Ateherë mund të presësh që edhe të tjerët të kenë mirëkuptim për ta"

Hagen Boßdorf heq dorë vullnetarisht të informojë nga lojërat dimërore olimpike dhe nga Tour de Francë. Trajneri Ingo Steuer nga ana tjetër ka mbërritur në Torino dhe ëndërron për fitoren e çiftit të patinatorëve që ai trajnon Aljona Savtschenko dhe Robin Solkovy.