1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Karaxhiqi mbaj fjalën mbrojtëse - Procesi kundër tij vazhdon

1 Mars 2010

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnje - Hercegovinës, Radovan Karaxhiq mbajti sot fjalën mbrojtëse në hapje të procesit kundër tij, në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për krime lufte dhe genocid në ish Jugosllavi.

https://p.dw.com/p/MF31
Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnje - Hercegovinës, Radovan Karaxhiq në bankën e të akuzuarëve.
Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnje - Hercegovinës, Radovan Karaxhiq në bankën e të akuzuarëve.Fotografi: AP

Karaxhiq e pati bojkotuar fillisht procesin duke thënë se nuk ka patur kohë të mjaftueshme për tu përgatitur. Tani ai pohon se ka mbledhur dëshmi të mjaftueshme për mbrojtjen e tij.

Në emër të popullit serb

"Nuk do ta mbroj vetëm personin tim të vogël, por madhërinë e popullit serb", u shpreh në fillim Radovan Karaxhiqi, i akuzuar për krime lufte dhe gjenocid ndaj myslimanëve të Bosnje - Hercegovinës. Ai i hodhi poshë akuzat, sipas të cilave, kanë ekzistuar plane për dëbimin e myslimanëve nga Bosnje-Hercegovina. Qëllimi i serbëve, sipas tij, ishte mbrojtja Jugosllavisë dhe jo krijimi i Republikës Serpska. Për shpërthimin e luftës në Bosnje - Hercegovinë, ish-lideri i serbëve akuzoi krerët e Partisë së Aksionit Demokratik të ish-presidentit Alija Izetbegoviq, të cilët sipas tij, kanë patur si qëllim "sundimin fundamentalist" ndaj "shumicës së krishterë - të serbëve dhe kroatëve". Ai quajti fajtorë shumë politikanë perëndimorë, kryesisht ata amerikanë, gjermanë dhe britanikë.

Gjykata e OKB-së për krimet në ish Jugosllavi e akuzon Radovan Karaxhiqin për krime lufte dhe gjenocid ndaj myslimanëve të Bosnje - Hercegovinës.
Gjykata e OKB-së për krimet në ish Jugosllavi e akuzon Radovan Karaxhiqin për krime lufte dhe gjenocid ndaj myslimanëve të Bosnje - Hercegovinës.Fotografi: AP

Karaxhiqi hedh poshtë akuzat

Karaxhiqi hodhi poshtë akuzat edhe për shpërthimet e kryera në tregun Markale si dhe në rajone të tjera të Sarajevës, me shpjegimin se përgjegjësinë për këto krime të rënda e mbajnë autoritetet myslimane. Si pasojë e dy shpërthimeve, në shkurt të vitit 1994 dhe në gusht të vitit 1995, në këtë treg u vranë më shumë se 200 vetë. Karaxhiqi hodhi poshtë edhe akuzat e tjera për krimet e serbëve. Ai foli edhe për planet që NATO ka patur për likuidimin e tij. Si argument Karaxhiqi paraqiti në sallë një bisedë të ish-prokurores Carla del Ponte me persona të panjohur ku ajo thoshte se ka "informacione të mira" për marrëveshjen mes ish-të deleguarit amerikan për Ballkanin, Riçard Holbrukut dhe Karaxhiqit për imunitetin e tij nga Tribunali. Dëshmitë e tij vazhdojnë edhe nesër.

Karaxhiqi në bankën e të akuzuarëve. Gra nga ish Jugosllavia para gjykatës protestojnë kundër tij.
Karaxhiqi në bankën e të akuzuarëve. Gra nga ish Jugosllavia para gjykatës protestojnë kundër tij.Fotografi: AP

Akuza e bën përgjegjës për spastrimet etnike

Fjala hyrëse e aktakuzës është paraqitur nga 26 tetori deri më 2 nëntor, kur prokurori Alan Tieger, tha se si komandanti suprem i forcave serbe, Karaxhiqi mban përgjegjësi për spastrimet etnike të myslimanëve dhe kroatëve dhe për gjenocidin e kryer në Srebrenicë. Karaxhiqi akuzohet edhe për përhapjen e terrorit ndaj popullsisë civile dhe marrjen peng të personelit të OKB-së.

Radovan Karaxhiq u arrestua në Beograd në korrik të vitit 2008 dhe iu dorëzua Tribunalit në Hagë. Në paraqitjen e parë para Tribunalit ai nuk deshi të deklarohet për fajësinë e tij.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama