1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kartë blu për emigrantët në vendet e BE-së

Bosse, Ulrike / Brüssel (WDR)6 Dhjetor 2007

Ministrat e punës dhe të brendshmën të BE-së diskutojnë të enjten (06.12) në Bruksel për mundësitë e emigrimit legal në Evropë.

https://p.dw.com/p/CYN7
Fotografi: picture-alliance/dpa/Helga Lade Fotoagentur GmbH/DW

Emigrimi në BE përbën një problem për Evropën. Sepse prej vitesh me mijëra mbyten në detin Mesdhe duke kaluar ilegalisht prej Afrikës në BE, plaçkiten nga kontrabandistët, ose përfundojnë në kampe në Afrikën e Veriut. Prandaj emigrimi duhet të rregullohet urgjentisht me ligj. Para disa javësh komisioneri i BE-së Franko Fratini propozoi një kartë blu (bluecard) të ngjashme me (greencard), kartën e gjelbër amerikane.

Jahresrückblick September Spanien Bootsflüchtlinge
Fotografi: AP

Shtetet e BE-së kanë pozicione shumë të ndryshme

Gjermania do ta pranojë këtë iniciativë, por duke ruajtuar kompetencat kombëtare për pranimin e emigrantëve. Më shumë nuk deshi ta komentonte ministri i brendshëm Volfgang Shojble (Wolfgang Schäuble) propozimin e komisionit të BE-së, për të lehtesuar përmes kartës blu emigrimin e fuqisë së kualifikuar të punës. Shojble nënvizoi edhe kompetencën e ministrit të punës për këtë temë. Me Shojblen në takimin e Brukselit merr pjesë edhe ministri i punës Olaf Sholc (Scholz). Presidenca portugeze e BE-së organizoi një takim të përbashkët me ministrat e punës dhe ata të brendshëm, me qëllim që tema e emigrimit të diskutohet në nivel të gjërë. Si kontribuon emigracioni legal në zhvillimin ekonomik në Evropë dhe si ndihmon ai për luftimin e hyrjeve ilegale? Lidhur me këtë pozicionet e shteteve anëtare janë shumë të ndryshme në varësi nga nevojat e tregut të tyre të punës.

Priten propozimet konkrete të ministrave

Komisionerët e BE-së për çështjet e brendshme dhe sociale, Fratini dhe Spiegler presin nga ministrat propozime të ndryshme për projektligjin. Kështu komisioni i BE-së planifikon të dënojë ata që punësojnë emigrantë ilegalë, me qëllim që të kufizojnë hyrjen e klandestinëve. Me kartën blu synohet të të lehtësohet hyrja e forcave të kualifikuara dhe të vendosen favore të caktuara për to si: kurset e gjuhës, njohja e kualifikimeve dhe integrimi social.

Ministrat e jashtëm aprovuan dy projekte pilot me Moldavinë dhe ishujt Kapverde. Punonjës nga këto vende mund të vijnë të punojnë për një kohë të kufizuar në BE, nëqoftëse garantohet, që ata kthehen përsëri në vendet e tyre.