1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Katalonjë: 90% për shkëputjen nga Spanja

2 Tetor 2017

Separatistët në Katalonjë festojnë rezultatin e referendumit. Ata kërkojnë shtetin e pavarur duke e futur Spanjën në krizën më të rëndë kushtetuese prej disa dekadash.

https://p.dw.com/p/2l4qH
Spanien Referendum in Katalonien
Fotografi: picture-alliance/dpa/E. Morenatti

48 orë deri tek pavarësia. "Ligji i shkëputjes" i miratuar nga parlamenti katalonjas e parashikon këtë afat. Zëdhënësi i qeverisë rajonale të Katalonjës është shprehur në orët e para të së hënës në Barcelonë, se 90% e votuesve i kanë thënë "Po" shkëputjes.

Spanien Carles Puigdemont in Barcelona
Carles Puigdemont Fotografi: Reuters/Catalan Goverment/J. Bedmar Pascual

Në votime do të kishin marrë pjesë më shumë vetë

Që të dielën në mbrëmje, kreu i shtetit katalonjas, Carles Puigdemont është shprehur për shkëputjen nga Spanja. "Ne kemi fituar të drejtën që të kemi shtetin tonë të pavarur", tha ai në Barcelonë. Por vetëm 42% e 5,3 milionë njerëzve me të drejtë vote kanë dhënë votën e tyre. Gjithsej janë numëruar 2,26 milionë vota, dhe numri i votave pro kap shifrën e 2,02 milionë vetëve, ka thënë zëdhënësi. Ai kërkoi hapa ligjorë kundër qeverisë në Madrid, që të përgjigjet për dhunën e së dielës.

Spanien Katalonien Unabhängigkeits-Referendum - Fernsehansprache von Rajoy
Kryeministri spanjoll, RajoyFotografi: Reuters/S. Perez

Me gjasë në votime do të kishin marrë pjesë më shumë njerëz, sikur Madridi të mos e kishte kategorizuar referendumin si ilegal. Policia pengoi në mënyrë masive zhvillimin e votimeve. Në të gjithë botën u shpërndanë pamje me policë të armatosur, që rrëmbyen fletëvotimet dhe penguan njerëzit në votime me shkopinj gome dhe plumba plastikë. 840 vetë u plagosën, sipas  të dhënave të qeverisë rajonale. "Nuk ka pasur referendum", u shpreh Rajoy që theksoi se spanjollët janë orientuar gabimisht në një votim të jashtëligjshëm.

la/(afp, ap,dpa, rtr)