1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kazhinski dhe Peres përkujtojnë viktimat e Getos së Varshavës

Miroslaw Jablonski / TV Polonia16 Prill 2008

Më 19 prill të vitit 1943 disa qindra hebrenjë rrokën armët kundër nazistëve në Geton e Varshavës në Poloni. Kryengritja u shtyp mizorisht, si pasojë u vranë rreth 50 mijë njerëz.

https://p.dw.com/p/Dirn
Presidenti izraelit Shimon Peres dhe kryetari i rabinëve ortodoksë të Polonisë, Michael Schudrich - 14 prill, 2008
Presidenti izraelit Shimon Peres dhe kryetari i rabinëve ortodoksë të Polonisë, Michael Schudrich -14 prill, 2008 - 65 vjetori i kryengritjes së Geton në VarshavëFotografi: AP

Në 65 vjetorin e kryengritjes në Geton e Varshavës, presidenti izraelit Shimon Peres përkujtoi të martën viktimat e kësaj kryengritje. Lufta e kryengritësve është vulosur nga një 'heroizëm historik i cili mbush me krenari fëmijët tanë', tha Peres para Monumentit përkujtimor në nder të heronjëve të kryengritjes.

Studentë nga Izraeli kujtojnë viktimat në Treblinka, në veri të Polonisë
Studentë nga Izraeli kujtojnë viktimat në Treblinka, në veri të PolonisëFotografi: AP

'Shumica e kryengritësve janë vrarë në mënyrë mizore, ata humbën luftën e tyre por parë nga këndvështrimi historik asnjëherë nuk ka pasur një fitore më të madhe, një fitore të njerëzve kundër mizorisë njerëzore', sqaroi Peres. Më 19 prill të vitit 1943 disa qindra hebrenjë kapën rrokën armët në Geton e Varshavës. Kryengritja u shtyp në mes të majit nga trupat SS.


Rreth 50 mijë banorë të Getos u vranë gjatë aksionit apo përfunduan në kampet e shfarosjes pa përjashtim. Ministri i jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajer (Frank-Walter Steinmeier) e quan shtypjen brutale të kryengritjes si një 'simbol për zhdukjen e jetës hebreje në Poloni'. 'Kujtimi i fajit për këtë na shoqëron ne gjermanëve edhe sot e kësaj dite', shkruan Shtajnamjer në një artikull enkas për gazetën polake 'Fakt'.

Shimon Peres dhe Lech Kaczynski përkujtojnë viktimat e Getos së Varshavës, 14 prill 2008
Shimon Peres dhe Lech Kaczynski përkujtojnë viktimat e Getos së Varshavës, 14 prill 2008Fotografi: AP

Shtajnmajer kujton për rënjen historike në gjunjë që ka bërë ish-kancelari Villi Brand (Willy Brand) në vitin 1970 para Monumentit Përkujtimor të Getos hebreje në Varshavë. Ky gjest ka shënuar edhe një 'rinisje të marrëdhënieve mes dy vendeve tona', shkruan Shtajnmajer. Ceremonia përkujftimore këtë vit është kryer më herët për shkak se në të njëjtën datë, të shtunën më 19 prill është festa e hebrenjëve Sabat dhe të nesërmen fillon festa e Pasahut. Presidenti polak Leh Kazhinski tha gjatë ceremonisë përkujtimore se: 'Ushtarët e Getos së Varshavës nuk luftuan për fitore por për të mbrojtur nderin e tyre. Ata luftuan në kushte të pashpresa. Ata treguan heroizëm të jashtëzakonshëm. Ne nuk guxojmë të harrojmë se çfarë ka ndodhur para 65 vietsh. Këtë e bën njerëzit kundër njerëzve', tha Kazhinski.