1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Kemi fituar besimin e popullsisë"

Kurt Gerhardt20 Dhjetor 2006

Komandanti i EUFOR-it Viereck bën bilancin e misionit në Kongo

https://p.dw.com/p/Ar9J

Ushtarët e fundit evropianë duhet të largohen nga Republika Demokratike e Kongos brenda pak ditësh. Katër muaj me rradhë të rreth 2 000 ushtarët kanë mbrojtur zgjedhjet e para të lira me urdhër të BE-së dhe OKB-ës. Kryetarët e shteteve të BE-së para disa ditesh folën për një bilanc tej mase pozitiv të misionit evropian në Afrikën Qëndrore. Tani komandanti gjerman i trupës multinacionale gjeneralleutnanti Karlheinz Viereck bëri bilancin e tij ushtarak. Kryekomandanti i misionit është krenar për "ushtarët e tij", ata e kanë plotësuar detyrën më se miri, që të mbështesin të 17.000 ushtarët e OKB-së në Republikën Demokratike të Kongos për të siguruar zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Korrik dhe tetor, thotë gjeneralleutnanti Karlheinz Viereck. Kjo është arritur, sepse evropianët ishin shumë të përgatitur dhe të disiplinuar si dhe të armatosur mirë. Por në radhë të parë:

"Ata kanë arritur, atë që ishte më e rëndësishmja, të fitonin besimin e popullsisë."

Si arrihet kjo, në një kohë që ushtarët nuk kanë pervojë me misionet në Afrikë?

"Ushtarët e mi kanë qenë rregullisht të dielave në kishë."

Kështu që ushtarët kanë hyrë më së miri në kontakt me popullsinë vendase, shpjegon Viereck edhe për t´u treguar atyre, se perse janë aty.
Por ka qenë e rëndësishme dhe e efektshme edhe që të mos bënin një figurë tepër ushtarake.

"Kjo do të thotë që po të ishte mundesia ata dilnin neper qytet edhe pa armë, por në uniformë dhe me emblemën e Evropës."

Ushtarët kanë treguar kudo prezencë, edhe në lagjet e varfera të kryeqytetit Kinshasa. Aty dhe në rrethina ishte zona kryesore e kontrolluar nga të 2000 ushtarët evropianë nga 20 vende, të drejtuar nga komandoja në Potsdam. Që asnjë nga këto ushtarë nuk ka pesuar deme në Kongo, i dedikohet sic duket edhe punës perfekte të zbulimit. Me ndihmën e aeroplanëve të zbulimit pa pilot, që fluturonin me orë mbi Kinshasa..

"..ne me ndihmën e avioneve zbulues kemi mundur të patrullojmë ditën e natën. Sepse e dinim se ku mund të shfaqeshin problemet."

Viereck lavderon me tone të larta bashkepunimin e ngushtë ndermjet ushtrisë dhe politikës në rradhë të parë me të ngarkuarin e BE për rajonin e detrave të medha në Afrikë Aldo Ajello. Ai nga ana tjetër kritikoi faktin, që afati i misionit ka qenë i kufizuar për 4 muaj. Në të ardhmen gjera të tilla duhen parë me më fleksibilitet. Por për gjithmonë nuk mund të qëndrojmë, megjithese pas terheqjes së evropianeve rreziku për sigurinë mbetet.
Jo vetëm kjo. Edhe një zbrazeti në tregun kongolez të mediave mbetet pas. Trupa nxirrte edhe një gazete për popullsinë vendase, thote Viereck.

"Në një kohe të shkurter u bëmë botuesi më i madh i Kongos. Kishim një tirazh prej 100 000 gazetesh në javë.
Me katër faqe, të cilat nuk i mbushnin vetem evropianet.
"Ne kemi bere vend edhe per gazetare vendas, me qellim që ata atje të kofnronteheshin me ne."