1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Keqperdorimet ne koorporaten energjetike dhe zgjedhjet ne Serbine fokus te gazetave te sotme kosovare

Agim ZOGAJ23 Dhjetor 2003
https://p.dw.com/p/As3H
Shtypi i sotëm i Kosovës i cili në faqet ballore njofton se "Guardia di Finanza" nis hetimet edhe në Korporaten Elektroenergjetike të Kosovës, veç tjerash trajton edhe keqperdorimet në pushtet. Lidhur me këtë "Koha Ditore" në editorialin me titull " Si i ha pushteti paratë dhe votat tona" vë në pah faktin se " Keqpërdorimet në pushtet nuk janë tipar i njërës nga partitë. Ato, po ashtu kanë përfshirë jo vetëm institucionet e dala nga vota, por edhe kompanitë publike që financohen nga popullata, por që udhëhiqen nga njerëz të emëruar nga UNMIK-u". Gazeta shkruan se " Kështu, në tërë këtë storie shumica e kosovarëve janë viktimë e dyfishtë:edhe si tatimpagues edhe si votues. Është koha e fundit që ne, financuesit e keqperdorimeve institucionale, të zgjohemi për të pyetur çka ndodh me paratë dhe me votat tona". Përndryshe, sipas vlerësimeve të "Kohës Ditore", " heshtjen tonë do ta paguajmë çdo ditë. Dhe do të vazhdojnë ta paguajnë edhe gjeneratat që vijnë". "Zëri" ndërsa, duke komentuar refuzimin e politikanëve lokalë serbë që te jenë pjesë përbërëse e grupeve punuese për implementimin e standardeve, komenton se " Ka pra sa të duash paradokse në këto çështje, të cilat do të hapen këto ditë, siç u pa edhe në Deklaratën e Kuvendit të Kosovës, këtë të hënë, si dhe në reagimet e vetë deputetëve serbë dhe të UNMIK-ut". Me këtë rast, sipas "Zërit" ,"një gjë është gjithsesi evidente dhe ajo nuk mund dot të përgenjeshtrohet prej askujt: Procesi i krijimit të një shoqërie demokratike dhe tolerante në Kosovë mund vetëm të dëmtohet prej logjikës së mbajtjes gjallë të iluzioneve, edhe përmes lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe, se Kosova mund të kthehet aty ku ka qenë deri në vitin 1999".

"Bota Sot" nënvizon se " Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nuk i shërbejnë stabilitetit", se " lejimi i fushatës zgjedhore të Serbisë në Kosovë apo mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë nuk do ti shërbejë stabilitetit as në Kosovë dhe as në rajon e më gjërë. Nëse ndërkombëtarëve nuk iu kanë mjaftuar kaq vite për tu vetëdijësuar në këtë aspekt, kjo nuk mund të përfytyrohet për Kosovën, prandaj Kosova duhet të vetëdijësohet që të mos ketë fushata zgjedhore apo mbajtje zgjedhjesh të Serbisë në Kosovë". "Kosova Sot" boton intervistën me analistin e Qendrës Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, Janosz Bugaski i cili, duke komentuar "Standardet për Kosovën" ka deklaruar se " Në mënyrë paradoksale, shumica e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara nuk i plotësojnë as vetë shumë nga këto standarde".