1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KFOR do të reformohet

Fadil GASHI, Prishtinë3 Shtator 2005

Gjenerali gjerman, Norbert Stier deklaron se KFOR-i do të reformojë strukturën e vetë ushtarake

https://p.dw.com/p/Aqiu
Ushtarë të KFOR-it në detyrë
Ushtarë të KFOR-it në detyrëFotografi: AP

Përkrah zhvillimeve politike që do të sjellin zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, do të kryhet edhe një reformim i rëndësishëm i forcës paqeruajtëse KFOR. Në thelb të reformës, ka paralajmëruar komanda e trupave paqeruajtëse do të jetë shtimi i zonave të përgjegjësisë, ndërkohë që do të hiqet formacioni i brigadave për t’u zëvendësuar me formacione më të vogla ushtarake. Kjo do të bëhet me qëllim për t’iu përgjigjur sa më mirë nryshimeve që po ndodhin në Kosovë. Njëri nga komandantët e trupave paqeruajtëse në Kosovë, gjenerali gjerman Norbert Stier, që komandon Brigadën Shumëkombëshe Jugperëndim, i tha DW se përkundër reformave në KFOR nuk do të ketë zvoglim të numrit të ushtarëve.

Trupa paqëruajtëse e KFOR-it në Kosovë e cila ka në përbërjen e saj ushtarë nga shumë kombe dhe vende të botës ka vendosur ta reformojë strukurën e saj. Ky ndryshim strukturor do të ndodhë si nevojë e kohës, e cila po ofron zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës. Reformi i KFOR-it në asnjë rast nuk do të zvoglojë fuqinë efektive as aftësitë ushtarake në kryerjen e misionit paqeruajtës dhe ruajtjen e sigurisë. Njëri nga komandantët e KFOR-it, gjenerali gjerman Norbert Stier, që komandon Brigadën Shumëkombëshe Jugperëndim, e cila përfshin Rrafshin e Dukagjinit, përkatësisht një të tretën e Kosovës, rreth refomave të paralajmëruara nga KFOR, ekskluzivisht për DW thotë:

“Parasëgjithash kjo do jetë një adaptim, apo reformim i strukturave drejtuese të KFOR-it. Me kalimin e kohës është shtuar nevojën e një bashkëpunimi më të madh të Kforit me popullatën dhe adminsitratën e pushteti lokal në komuna, prandaj kjo këkron edhe struktura udhëheqëse që do të përballonin një kërkesë të tillë të kohës. Në kuadër të reformimit në të ardhmën në vend të katër birgadave shumëkombshe sa kemi tani do të kemi pesë të quajtura “Task Force”. Kjo do të thotë se nga Brigada Shumkombëshe Jugperëndim ku ndodhemi ne do të kemi dy “Task Fors”

Gjenerali gjerman Stier tha se reformat nuk parashikojnë reduktim të numrit të ushtarëve në Kosovë, ndërkohë që nuk do të reduktohet as aftësia e veprimit ushtarak:

“Numri i ushtarëve nuk do të ndryshojë ndërsa ne do t’i kryejmë detyrat tonë me efektivitet të plotë ashtu si deri më tani. KFOR-i do të përqëndrohet për të ndihmuar strukturat civile dhe sidmos Shërbimin Policor të Kosovës në kryerjen e detyrave në fushën e sigurisë.”

Për kryerjne e reformave, tha gjenerali gjerman - vendos komanda qendrore e Kforit sapo të përfundojnë planet për këtë qëllim. Ai tha se reformat do të kryhen hap pas hapi.

Aktualisht trupat e KFOR-it në Kosovë në përbërjen e tyre kanë mbi 17 000 ushtarë. Numri i tyre është reduktuar vazhdimisht nga viti në vit që nga mbarimi I luftës para gjashtë vitesh, kur NATO është stacionuar për here të pare në Kosovë.