1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kina në mes të Tibetit dhe Evropës

LA23 Mars 2008

Kina ashpërson tonet ndaj Dalai Lamës. Evropa kërkon dialog me udhëheqësin shpirtëror të Tibetit. Nuk ka ende bojkot të lojërave olimpike.

https://p.dw.com/p/DT6C
Paqe për Tibetin: Një emigrant nga TibetiFotografi: AP

Kina ka ashpërsuar tonin ndaj Dalai Lamës në konfliktin me Tibetin. Në mediat shtetërore u bë thirrje për eliminimin e klikës së Dalai Lamës. Kreu shpirtëror i Tibetit u fajësua sërish si ndezës i protestave dhe keqpërdorim të lojërave olimpike si mjet presioni. Organi qendror i partisë komuniste u shpreh se Dalai Lama i përdor si pen lojërat olimpike për të marrë nga Kina koncesione e të detërojë atë për pavarësinë.

Ndërsa reagimet evropiane po përshkallëzohen më tej. Presidenti i parlamentit evropian, Hans-Gert Pëtering është shprehur pro bojkotit të lojërave olimpikë, në rast se Kina nuk hyn në dialog me Dalai Lamën. Do të ishin të drejta kërcënimet me bojkotin e lojërave olimpike, në qoftë se Kina nuk është e gatshme për zgjidhje me mjete paqësore të krizës, deklaroi kryetari i parlamentit Evropian i cili ka vënë në pikëpyetje edhe programin e bashkëpunimit zhvillimor me Kinën. Parlamenti evropian do të debatojë ditën e mërkurë për gjendjen në Tibet. Ndërkohë shtypja masive e protestave ka ndezur nëj debat në botë për bojkotim të lojërave olimpike.

Zëdhënësi për politikën e jashtme i fraksionit të Unionit në Bundestag, Ekart von Kladen u shpreh kundër bojkotit të lojërave olimpike dhe pro angazhimit të komitetit olimpik për këtë çështje.

Zëdhënësi për politikën e jashtme i fraksionit të CDU-së në Bundestag, Ekart von Kladen shprehet kundër bojkotimit të lojërave olimpike që zhvillohen në Kinë. Për radion gjermane, Deutschland Funk megjitahtë ai shprehu keqardhjen për heshtjen e komitetit olimpik për këtë çështje: "Do të gëzohesha po qe se ndonjë nga funksionarët e sportit do ta pranonte një gjë të tillë dhe do ta vinte në punë në udhën e duhur, pasi edhe imazhi dhe emri i lojërave olimpike do të dëmtohej, po qe se ato do të zhvilloheshin në një vend që ka rënë në sy paara fillimit të lojërave me shtypjen masive. Mendoj se është e drejtë po qe se sportistë dhe funksionarët e sportit e njohin karakterin politik të lojërave olimipike dhe e përdorin atë si mundësi për të ushtruar ndikim në mënyre pozitive tek Kina.

Gjermania megjithatë ka njoftuar se do ta zgjasë me Kinë dialogun mbi shtetin e së drejtës edhe për dy vjet të tjera. Këtë e kumtoi ministrja gjermane e drejtësisë, Brigite Cypris për gazetën "Welt am Sonntag".