1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kisha Ortodokse Ruse

Christoph Ricking12 Shkurt 2016

Me më shumë se 150 milionë besimtarë Kisha Ortodokse Ruse është kisha më e madhe ortodokse në botë. Ajo konsiderohet si tejet konservatore dhe me lidhje të afërta me Kremlinin.

https://p.dw.com/p/1Hu8n
Fotografi: Fotolia/A. Gvozdikov

Kisha dhe shteti janë në Rusi zyrtarisht të ndara sipas kushtetutës. Megjithatë Kisha Ortodokse Ruse është kthyer në kohën e sundimit të presidentit Vladimir Putin në një lloj feje shtetërore. Kremlini dhe kisha përfitojnë nga njëri-tjetri: Vladimir Putin bën si besimtar i madh, ai sheh tek kisha dhe patriarku një mbështetje dhe aleatë për t'i vënë pre liberalizmit sipas modelit perëndimor në Rusi. Kisha na ana tjetër forcon ndikimin e saj në shtet. Që nga viti 2006 në shkollat ruse është futur sërish mësimi fetar. Në vitin 2010 Duma miratoi ligjin për kthimin e pronave të kishës që ishin konfiskuar pas revolucionit rus të vitit 1917. Kisha Ortodokse e Rusisë orientohet në Rusinë moderne sipas traditës ortodokse tek ideal i "simfonisë", një marrëdhënie harmonike midis kishës dhe shtetit.

Vladimir Putin dhe Patriarku Kirili I
Vladimir Putin dhe Patriarku Kirili IFotografi: Getty Images/Y.Lapikova

Moska si "Roma e tretë"

Historia e Kishës Ortodokse Ruse filloi para mbi një mijë vjetësh në Rusin Kievian, shtetin mesjetar paraardhës të Rusisë, të Ukrainës dhe të Bjellorusisë. Në vitin 988 sundimtari i tij, duka i madh Vladimiri I u pagëzua i krishterë. Pagëzimi pati një arsye politike: një aleancë e Rusit Kievian me familjen bizantine perandorake në Konstandinopojë. Nga kjo Vladimiri I shpresonte një vlerësim të perandorisë së tij, përfitime ekonomike dhe një përmirësim në marrëdhëniet me popujt fqinjë. Me marrjen e fesë së re sundimtari kristianizoi edhe nënshtetasit tij.

Kisha Ortodokse e Rusisë ishte fillimisht pjesë e Patriarkanës së Konstandinopojës. Më 1326, selia e mitropolitit rus u zhvendos nga Kievi në Moskë. Pak para rënies së Perandorisë Bizantine, peshkopët rusë u ndanë nga kisha nënë. Kur Konstandinopoja ra në vitin 1453 në duart e osmanëve, sundimtarët rusë morën titullin e perandorit. Ata e konsideronin Moskën si "Romën e tretë", si një qendër të re të të krishterëve ortodoksë pas Romës dhe Konstandinopojës. Në fund të shekullit të 16-të në Moskë u ngrit patiarkana e re.

Ndarja mes kishës katolike dhe asaj ortodokse

Që nga koha e ndarjes së madhe mes kishës latine dhe kishës ortodokse në vitin 1054 katolikët dhe ortodoksët ecin në rrugë të ndara. "Bota ortodokse" është e ndarë në shumë kisha të pavarura. Kisha ortodokse ruse me rreth 150 milionë besimtarë në më shumë se 60 vende, është më e madhja. Ajo konsiderohet si tejet konservatore. Patriarku Kirili I e konsideron p.sh. homoseksualitetin si një kërcënim për shoqërinë.

Russland Kirche Basilius-Kathedrale in Moskau
Fotografi: Fotolia/A. Klementiev

Teologjikisht katolikët dhe ortodoksët rusë i ndan pak, sidomos në krahasim me prostestantot. Edhe Kirili I theksonte po ashtu vazhdimisht vlerat e përbashkëta. Megjithatë një takim mes papës dhe patriarkut konsiderohej për shumë kohë si i pamendueshëm.

Pas vdekjes së patriarkut Alekseji II dhe zgjedhjes së pasardhësit të tij Kirili I qëndrimi negativ i Moskës ndaj Romës i ka lënë vendin një kurs më pajtues. Në kohën e Benediktit XVI marrëdhëniet mes dy kishave e shtensionuan më tej. Por përparimi i shumëpritur, takimi i parë ndërmjet Papës dhe Patriarkut, u bë i mundur vetëm tani.