1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hap dyert Panairi ndërkombëtar i Librit në Frankfurt

20 Tetor 2016

Hap dyert Panairi i Librit në Frankfurt, ngjarja më e madhe e librit në botë.

https://p.dw.com/p/2RTsB
Frankfurter Buchmesse 2016
Fotografi: Alexander Heimann

Në Frankfurt hapi dyert Panairi ndërkombëtar i Librit 2016. Ndryshe nga herët e tjera, ky edicion u hap me leximin e letrës së shkrimtares dhe gazetares turke, Asli Erdogan, e cila për shkak të pikëpamjeve të saja qëndron e burgosur.

Në Panair marrin pjesë 7,100 botues e shtëpi botuese nga mbi 100 vende të botës, dhe ndër to edhe botues nga Kosova dhe katër nga Shqipëria.

Albanischer Stand auf der Frankfurter Buchmesse
Fotografi: DW/A. Topi

Kosova merr pjesë në këtë panair që nga viti 1999 dhe titujt e librave nga botuesit kosovarë prezantohen nën ombrellën e Shoqatës së Botuesve të Kosovës.

Partneret e Panairit të Frankfurtit 2016

Me moton "Dit is wat we delen" (Kjo është ajo që ne ndajmë) Flandra dhe Holanda paraqitën një program të gjerë letrar dhe kulturor për mysafirët e nderit në hapjen solemne të panairit të Librit 2016 në Frankfurt.

Frankfurter Buchmesse 2016 Eröffnung
Fotografi: Getty Images/H. Foerster

Në të morën pjesë edhe Mbreti dhe Mbretëresha e Holandës, përfaqësues të Parlamentit Evropian, përfaqësues të lartë politikë shtetëror të Gjermanisë, të Holandës, të Flandrës e nga vende të tjera.