1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Kjo rënie e koniunkturës nuk paraqet tani për tani shkak për shqetësim të jashtëzakonshëm"

AV14 Nëntor 2008

Shtypi gjerman i së premtes shkruan për recesionin në Gjermani, samitin financiar ndërkombëtar dhe samitin BE-Rusi

https://p.dw.com/p/FuIn
Fotografi: picture-alliance / chromorange


"Märkische Allgemeine" në Potsdam lidhur me recesionin në Gjermani


"Ekonomia gjermane ndodhet në krizë. Shkak për shqetësim të pamatë nuk paraqet fillimisht kjo rënie e konjunkturës. Sepse një bum ekonomik ndiqet gjithnjë nga një rënie ekonomike, ky nuk është zbulim por ngritja dhe ulja e ciklit të konjunkturës. Gjendja nuk përkeqësohet as edhe nga ai, që quhet recesion. E keqja tani është se rënia "normale" përkon me pasojat e krizës historike financiare. Kjo mund të bënte që rënia që jetë edhe më e madhe, se sa ç´presin shumë dhe prandaj është mirë, që qeveria mundohet t´i kundërvihet këtij fenomeni."



"Neue Ruhr/Neue Rhein Zeitung" shkruan për samitin BE-Rusi


"Askush nuk mund ta thotë me të vertetë, se në ç´raport përzihen momentalisht adrenalina dhe racionaliteti në politikën ruse. Ndoshta ai luhatet. Por për perëndimin vlen të bëjë praktikisht testin për aftësinë politike të Moskës. Kriza financiare dhe ulja e çmimit të naftës e kanë dëmtuar bazën e pushtetit të udhëheqjes ruse. Eshtë e arsyeshme që BE po i rifillon bisedimet për marrëveshjen kornizë me rusët, edhe pse ata i kanë plotësuar vetëm pjesërisht kushtet përsa i përket Gjeorgjisë."


"Lübecker Nachrichten" mbi samitin ndërkombëtar për financat, që nis të premten në mbrëmje në Uashington


"Politika është gjithnjë vetëm simbolike dhe ky samit simbolizon, se fuqitë më të rëndësishme botërore nuk reagojnë si pas vitit 1929 në kaos të vërtetë, por kërkojnë një përgjigje të përbashkët. Samiti do ta tregojë fare praktikisht, se perëndimi, prej të cilit erdhi kriza akute e sistemit, nuk vendos më i vetëm. Sepse në vendet më të rëndësishme ekonomike të botës bëjnë pjesë prej kohësh edhe të ashtuquajturat vende në prag të zhvillimit. Ata në të ardhmen do të kërkojnë të ulen me të drejta të barabarta në tryezat e konferencave dhe duhet të ulen, sepse një ekonomi botërore stabile është edhe në interesin e tyre. "