1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Knaus: "Nuk ka ligj pёr migracionin"

11 Dhjetor 2018

Emigracioni legal nё Europё ёshtё i rёndёsishёm, thotё eksperti i migracionit Gerald Knaus, nё intervistё pёr DW. Migraconi i parregullt duhet tё kufizohet pa e cёnuar Konventёn e Gjenevёs.

https://p.dw.com/p/39pRP
Gerald Knaus im DW Interview
Fotografi: DW

Tema Migracioni ёshtё komponentë e historisё sё tij familjare. Gjyshja e Gerald Knaus ka qenё ukrainase, ajo u vra nga Ushtria e Kuqe. Nёna e tij pas Luftёs sё Dytё Botёrore erdhi si pa shtetёsi nё Zvicёr dhe mё pas nё Austri, ku u rrit Gerald Knaus.

Si student nё Vjenё Gerald Knaus, pёrjetoi se si rёnia historike e Murit tё Berlinit mё 1989 ndryshoi edhe jetёn e pёrditshme nё Vjenё dhe se si nisi njё kapitull i ri i historisё europiane tё migracionit: Pothuajse brenda natёs metropoli nuk ishte mё nё skaj tё Europёs Perёndimore, por nё qendёr tё njё kontineti nё hapje.

Kjo pёrvojё nxiti shumё optimizёm, kujton Gerald Knaus nё intervistёn e javёs pёr DW - edhe pse optimizmi pak pas kёsaj u zbeh prej realitetit nё vende tё tjera. Fare pak vite pas shembjes sё Perdes se Hekurt, miliona njerёz nga Kosova dhe nga Bosnja u dёbuan.

Knaus ka jetuar shumё vite nё Bosnje. "Tё shohёsh, se si atje me nacionalizёm pёr shumё vite ёshtё mbjellur urrejtja, qё rezultoi mё pas nё shёprthim tё jashtёzakonshёm tё dhunёs dhe gjenocidit nё Europё, kjo pёrvojё mё ka lёnё gjurmё", thotё ai.

Kjo bёri qё ai sot tё jetё kryetar i Nismёs Europiane tё Stabilitetit (ESI), njё think tank, qё u themelua pas luftёs sё Kosovёs dhe qё synon tё zgjojё mirёkuptimin nё Europёn Perёndimore pёr shtetet e Europёs Juglindore.

"Politika e Merkelit ka shpёtuar shpirtin europian"

Ndёrkohё puna e ESI zhvillohet nё kushte tё vёshtira. Shumё vende anёtare tё BE-sё kryesisht janё tё fokusuara brenda vendit tё tyre. Ata pyesin, se sa refugjatё mund tё pranojnё. Veçanёrisht Gjermania mё 2015 dhe 2016 ka pranuar shumё refugjatё.

Gerald Knaus ёshtё i bindur: Po, ishte e drejtё, tё mbaheshin atёherё kufijtё e hapur. Sepse cilat do tё ishin aletrnativat? "Nga lufta nё Siri nё vendin fqinj tё BE-sё, Turqi, kishte mё shumё refugjatё se kudo tjetёr. Turqve duhej t'u ishte ofruar mё shumё ndihmё", thotё Knaus, "por njerёzit ishin nё rrugё e sipёr, çёshtja ishte: si mund tё kontrollohej kjo?".

Si rrjedhojё Merkel u pozicionua me qendrime tё dyanshme: "Nga njёra anё, qё Gjermania nuk do tё bashkohet me ata, qё i trajtojnё keq refugjatёt qё vijnё, nё mёnyrё qё ata vet tё preferojnё mё mirё tё largohen nga Gjermania. Nga ana tjetёr, qё ky problem nuk mund t'i lihej tёrёsisht Greqisё. Kjo politikё shpёtoi nderin dhe shpirtin e Europёs."

Megjithatё shpёtimi ka çmimin e vet, sepse kjo u pasua me rritjen e partive populiste tё djathta nё Europё, kryesisht nё Europёn Lindore. E habitshme, se sa kёto aprti u forcuan veçanёrisht atje, ku mbёrritёn refugjatёt, thotё Knaus. Nё Hungari ndёrkohё ka rreth 160 azilkёrkues. "Megjithatё atje bёhet politikё me frikёn nga gjoja njё invazion masiv."

Paralajmёrim prej "armiqve tё Europёs"

Nё fuqizimin e populistёve kanё kontribuar edhe partitё e etabluara, mendon Knaus duke kritikuar qeverinё austriake, nё tё cilёn partia konservatore popullore (ÖVP) ёshtё nё koalicion me populistёt e djathtё FPÖ. Ështё problematike, nёse partitё e qendrёs luhaten dhe janё tё hapura pёr koalicione me "armiqtё e Europёs". "Nёse njё parti e qendrёs hapet pёr njё koalicion, atёherё i gjithё vendi spostohet nё kёtё drejtim."

Kjo pёrballje politike mund tё shmanget vetёm pёrmes dallimit mes migracionit tё rregulluar dhe atij tё pakontrolluar, mendon eksperti i emigracionit. Me migracion i parregulluar ai ka parasysh refugjatёt. Knasu thotё,s e ka i kupton ata, qё bёjnё thirrje pёr tё kontrolluar kufijtё dhe migracionin. "Nuk ka ligj pёr migracionin", konstaton Knaus.

Megjithatё Europa pas Holokaustit ka proklamuar parimin themelor, qё asnjё azilkёrkues nuk duhet tё ҁohet nё rrezik pa u verifikuar. "Ky parim ёshtё ankoruar nё Konventёn e Gjenevёs dhe duhet tё vazhdojё tё jetё i vlefshёm. Sfida ёshtё, qё migracioni jo i rrgullt tё kombinohet me respektin pёr parimin themelor humanitar, qё njerёzit tё mos i ҁosh drejt rrezikut. Unё besoj, qё kjo ёshtё e mundur."

Kufijtё e Paktit tё Migracionit tё OKB-sё

Pakti i OKB-sё pёr Migracionin i parashtruar pёr nёnshkrim mund tё japё vetёm njё efekt tё thjeshtё nё kёtё kontekst, beson Knaus. Pakti parashikon nё radhё tё parё, qё tё rregullohet migracioni dhe tё pakёsohet migracioni i parregullt, sipas tij. "Çёshtja ёshtё si ta arrijmё kёtё?"

Vetёm nё tetor tё kёtij viti, sipas Knaus, pёrmes detit Mesdhe nga Maroku kanё mbёrritur mbi 11.000 vetё nё Spanjё. "Nёse ne duam ta pakёsojmё kёtё valё, na duhet tё bashkёpunojmё me Marokun si dhe me vendet e origjinёs." Duhet tё jesh nё gjendje, qё ata qё vijnё nёse nuk kanё nevojё pёr mbrojtje, t'i kthesh nё vendin  origjinёs. Kjo do tё pakёsonte migracionin e parregullt dhe tё rrezikshёm pёrmes detit. "Ështё legjitime ta reduktosh kёtё."

Pёr t'i kthyer njerёzit nga Sapnja, Franca, Italia apo Gjermania nё Nigeri, nё Bregun e Fildishtё apo nё Senegal europianёve u duhet tё bashkёpunojnё me vendet e origjinёs. Ato duhet tё lёshojnё dokumentat e nevojshme. Pёr kёtё duhen krijuar edhe stimuj.

"Nёse propozohet, qё mund tё vijnё mё lehtё nё Gjermani studentёt nga kёto vende mund tё vijnё pёr studime ose pёr kualifikim profesional, e nё kёmbim kёto vende tё pranojnё shtetasit e tyre tё kthyer, qё kanё ardhur nё mёnyrё tё parregullt nё Europё, atёherё prej kёsaj pёrfitojnё tё gjithё."