1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kohë të arta për koncernet e naftës

Beatrice Uerlings7 Nju Jork3 Shtator 2005

Bosët botërorë të naftës tani kanë vetëm një shqetësim. Ku t'i çojnë kaq shumë para?

https://p.dw.com/p/ArOA
Rafineri e Shell-it
Rafineri e Shell-itFotografi: AP

120 miliardë dollarë! Kaq është afërsisht prodhimi bruto i Portugalisë. Por kjo është shuma, të cilën llogarisin të fitojnë tetë koncernet e mëdha të naftës në këtë vit. Shuma neto! Vetëm tek Exxon Mobil, i njohur edhe me emrin Esso, shuma e fitimit parashikohet të arrijë shifrën e 30 miliardë dollarëve. Kjo është më shumë se dy të tretat e fuqisë ekonomike që kanë të gjitha shtetet e botës së bashku. Dega e naftës po fiton në mënyrë kolosale nga rritja e vazhdueshme çmimit të naftës. Uragani Katrina dhe krizat gjeopolitike luajnë vetëm një rol dytësor, shprehet eksperti për naftës, Phil Flynn: Në vitet 70-të çmimi i naftës u rrit për shkak të embargos, më pas u zhvilluan luftërat në Gji, të gjitha këto kanë lënë pasoja në zhvillimet e çmimeve të naftës. Por fakti që ne tani i fusim duart akoma më thellë xhep, ka të bëjë me rritjen gjigande të kërkesës për naftë. Kjo ka qenë nënvlerësuar më parë.

20 milionë fuçi nafte, prodhohen në ditë, kjo është një çereku i nevojës botërore të naftës. Amerikanët shpenzojnë naftë më shumë se të gjitha shtetet e tjera. Por edhe Kina është e uritur. Vetëm në rrugët e Pekinit shtohen 1500 makina çdo ditë. Tendenca në rritje shprehet, Phil Flynn: Vendet në trazicion si Kina apo India po kalojnë epokën e një revolucioni industrial. Bota ndoshta që nga fundi i këtij viti do të shpenzojë më shumë naftë, se sa prodhon.

Vështirësitë shtohen edhe nga problemet që kanë rafineritë e vjetëruara. Është një sekret që e dinë të gjithë, se koncernet e naftës nuk investojnë në rafineri të reja, me qëllim që të mbajnë lart çmimet e naftës dhe kështu edhe fitimin e tyre. Qeveria amerikane miratoi një ligj para pak kohësh, që i detyron përfituesit kryesorë të naftës të investojnë në ndërtimin e rafinerive të reja.
Presidenti amerikan, Xhorxh Bush tha: Nevoja për energji është rritur me 12% në vitet e fundit. Në vendin tonë ne kemi prodhuar vetëm një gjysëm përqind naftë më shumë në vend. Prej 1979 nuk janë ndërtuar më rafineri të reja. Ato që ekzistojnë janë tërësisht të mbingarkuara.

Aktualisht bosët e naftës investojnë në zbulimin e puseve të reja të naftës apo në shfrytëzimin e burimeve ekzistuese. Por dihet që burimet ekzistuese mjaftojnë për 50 vjet. Koncernet po përqëndrohen tanimë në zhvillimin e alternativave teknologjike të reja. Shell për shembull ka filluar në Bavari me ndërtimin e centraleve diellorë më të mëdhenj në botë.