1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koha për optimizëm - sekretarja amerikane e shtetit për vizitë në Lindjen e Mesme

Karsten Kühntopp7 Shkurt 2005

Sekretarja amerikane e shtetit Kondoleza Rajs është shprehur optimiste për paqën në Lindjen e Mesme. Eshtë koha për optimizëm në Lindjen e mesme, tha Rajs të dielen me të arritur në Jeruzalem, në vizitën e saj të parë në rajon si sekretare amerikane e shtetit. Dhe të gjithë duhet të bëjnë krejt cka është e mundur që paqja të arrihet sa më shpejt.

https://p.dw.com/p/ArQh
Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoleza Rajs
Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoleza RajsFotografi: AP

Eshtë koha për optimizëm në Lindjen e Mesme. Kështu është shprehur Kondoleza Rajs me të arritur në Jeruzalem. Kjo është një kohë me plot mundësi të cilat duhet të shfrytëzohen, tha sekretarja amerikane e shtetit para takimit me homologun e saj izraelit Silvan Shalom. Ajo lavdëroi punën e presidentit të ri palestinez Mahmud Abaz: zgjedhja e tij dhe masat e ndërrmarra nga ai mund të shpiejnë drejt zbatimit të planit ndërkombëtar paqësor për Lindjen e Mesme. Izraeli duhet të ndërrmarrë më tepër vendime të vështira të cilat janë të nevojshme për paqën dhe mundësimin e krijimit të një shteti palestinez.

Pas takimit me ministrin e jashtëm Shalom, sekretarja amerikane Rajs është pritur edhe nga kryeministri Ariel Sharon. Sot ajo qëndron në Ramallah ku do të takohet me udhëheqjen palestineze.

Rajs po qëndron në rajon në prag të një takimi të nivelit të lartë mes Sharonit e Abazit. Ata pritet të takohen nesër në Sharm el Sheik të Egjiptit. Duke përshëndetur kryeministrin izraelit Ariel Sahron, Rajs është shprehur pozitivisht për takimin e planifikuar:

"Qeveria ime është shumë e gëzuar që ju do të takoheni me Abazin në Kajro. Kjo është një kohë për shpresë, por është edhe një kohë e përgjegjësisë së madhe për ne të gjithë, që fjalët tona tani të pasohen edhe nga veprat", tha Rajs.

Ftesat për takim i ka dërguar presidenti egjiptian Hosni Mubarak dhe i pranishëm do të jetë edhe mbreti jordanez Abdullah. Të dyja palët, izraelitët dhe palestinezët presin që takimi të kurorëzohet nga shpallja e një lloj armëpushimi.

Vizita e sekretares amerikane të shtetit është para së gjithash një shenjë drejtuar partnerëve në Evropë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të angazhohen sërish në Lindjen e Mesme. Në fjalimin e tij për gjendjen e kombit para pak ditësh, presidenti Bush tha se qëllimi i amerikanëve është që dy shtete demokratike, Izraeli dhe Palestina të jetojnë në paqe pranë njëra-tjetrës. Bush paralajmëroi një ndihmë prej 350 milionë dollarësh për palestinezët.