1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kombet e Bashkuara kanë nevojë për reforma urgjente

23 Shtator 2006

Konfliktet aktuale në Lindjen e Afërme dhe të Mesme si dhe fërkimet mes botës perëndimore dhe islamike kanë mbisunduar në debatin e sivjetëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Provokatorët sërish kanë shfrytëzuar foltoren për t'u hakmarrë ndaj armiqëve të tyre ndërkohë që për reformat aq të nevojshme në Kombet e Bashkuara pothuajse nuk u diskutua aspak. Nina ëerkhäuser komenton.

https://p.dw.com/p/AqzH
Shefi i diplomacisë gjermane duke folur para Asamblesë së përgjithshme të OKB-së
Shefi i diplomacisë gjermane duke folur para Asamblesë së përgjithshme të OKB-sëFotografi: AP

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara secila votë e ka peshën e njëjtë pa marrë parasysh se a është e një shteti mikroskopik apo në superfuqie botërore. Megjithatë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara rolet janë ndarë qartë për çka u dëshmua edhe njëherë këtë vit në debatin e përgjithshëm. Nga njëra anë ndodhen me të vërtetë të fuqishmit, pesë natratë e Këshillit të Sigurimit të Kombevet ë Bashkuara. Ata e mbajnë priten, ata i njohin priviligjet e tyre dhe bëjnë krej çfarë është e mundur për t'i ruajtur ato nga të tjerët. Në këtë mënyrë për një refomë rrënjësore të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork shpresonnë vetëm ëndërruesit dhe optimistët e papërmirësueshëm. Edhe shefi i diplomacisë gjermane Frank-Valter Shtajnmajer preku këtë temë të ndjeshme shkurt vetëm në fund të fjalmit të tij sa për sy e faqe, sa për të mos u thënë pastaj se nuk u përmend fare.

Një grup tjetër janë provokatorët. Ata shfrytëzojnë debatin e përgjithshëm për tu hakmarrë ndaj armiqëve të tyre dhe kritikojnë Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në mesin e tyre këtë vit bënte pjesë presidenti i Venezuleës Hugo Çavez i cili në fjalimin e tij fëmijëror Bushin e quajti shejtan. Me siguri se provokatorët me fjalimet e tyre tërheqin vëmendjen e opinionit botëror por në këtë mënyrë ata prishin imazhin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara si vend i mirëkuptimit mes popujve.

Dhe aty nuk mungon as grupi i tretë tek i cili bën pjesë edhe Gjermania. Në këtë grup janë ato vende pa të cilat Kombet e Bashkuara do të ishin vetëm një torso bosh. Këto janë vende të cilat pagujan ërregulisht kontriibutet e tyre në Kombet e Bashkuara dhe angazhojnë trupat e tyre ushtarake në misione të ndryshme paqërujatëse në botë. Ministri i jashtëm gjerman numëroi në hollësi vendet ku aktualisht vlon në botë dhe çfarë është duke bëtë Gjermania në aleancë me vendet e tjera kundër këtyre krizave. Pikëllues fakti në këtë mes: kjo listë për çdo vit është më e gjatë. Shqetësuese janë sulmet në Afganistan dhe në Lindjen e Mesme. Gjithë kësaj i shtohet edhe brenga se perëndimi dhe bota islame është rrezik të futen në një konfrontim afatgjatë.

Përkundër të gjitha këtyre problemeve Organizata e Kombeve të Bashkuara duhet të ofroj orientim dhe vizione, ngushëllim dhe shërim. Kjo dëshirë ë shtë e kuptueshme por Kombet e bashkuara janë të stërngarkuara. Çdo shtyerje për një vit e mosndërrmarrjes së reformave rrënjësore bën që OKB të humb besimin e saj. Kështu sqarohet edhe numri gjithnjë e më i madh i presidentëve të shteteve të cilët në debatin e përgjithshëm thonë se Kombet e Bashkuara me strukturën dhe kushtetutën e tanishme nuk kanë më legjitimitet për ta.